Si i integron Asociacioni serbët, kur parashihet izolimi i tyre nga shumica, nga pakicat e tjera dhe instrumentalizimi nga Serbia?
Shkruan Saranda Bogujevci, nënkryetare e Kuvendit të Kosovës
Për shkak të së kaluarës sime, në pjesën më të madhe të jetës jam marrë me temën e ballafaqimit me të kaluarën dhe mekanizmat për të ecë përpara. Në krejt këtë rrugëtim, atë që e kam dëgjuar në çdo përvojë të prezantuar nga kontekste te ndryshme të vendeve të ndryshme por me të kaluar të ngjashme me vendin tonë, gjithmonë është potencuar rëndësia që mos të ketë ndarje etnike.
Pyetja që unë në vazhdimësi e kam ngritur për Asociacionin është se si i integron ai serbët, kur ai në fakt parasheh izolim të tyre nga shumica dhe pakicat tjera në Kosovë dhe instrumentalizim të tyre nga Serbia.
Nëse nuk është për serbët e Kosovës atëherë, Asociacioni nuk mund të jetë kompensim për Serbinë që ka kryer gjenocid ndaj shqiptarëve dhe e lufton Republikën e Kosovës. Për krimet e luftës dhe kundër njerëzimit, nuk kemi as pranim faji, as kërkimfalje, as drejtësi, as dëmshpërblim. Për më tepër, nga Serbia kemi mohim të masakrave, mosnjohje të shtetit, moskthim të të zhdukurve me forcë, moskthim të artefakteve të grabitura, financim të strukturave paralele, barrikada e kriminalitet, vrasje politike, lobim për çnjohje, bllokim të anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, etj.
Kosova nuk i ka borxh Serbisë.
Rruga Press