Argument

A guxojnë sot liderët shqiptarë të bërtasin kur Escobari lexon Zajednicën, siç i bërtitën dikur Ali Pashë Maxharrit kur tha të pranonin Traktatin e Berlinit, dorëzimin e territorit Malit të Zi dhe Serbisë

Nga Daut Dauti

Një krahasim i ‘vogël’

Mehmet Ali Pashë Maxharri shkoi në Prizren me 25 gusht 1878. Të nesërmen, në një mbledhje të Lidhjes, pasha u tha udhëheqësve shqiptarë që ta pranonin vullnetin e Fuqive të Mëdha dhe ta zbatonin Traktatin e Berlinit – dorëzimin e territorit Malit të Zi dhe Serbisë.

Por, pasha u pritë në mënyrë armiqësore dhe kur tentoi ta lexonte firmanin e sulltanit, shqiptarët i bërtitën dhe i fishkëlluan. Dhe, për këtë arsye ai nuk mundi ta lexonte firmanin.

Pastaj, Ali Pashë Maxharri u dha afat 24 orë udheqësve shqiptarë që të mendonin dhe të shkonin në takim me të që u caktua për të nesërmen. Por, askush nuk i shkoi pashës në takim.

Nga kjo duhet bërë një pyetje sa për ta krahasuar guximin dhe vendosshmërinë e liderëve të atëhershëm me këta të sotshmit shqiptarë.

Pyetja është: a guxojnë liderët shqiptarë sot të bërtasin kur Escobari e lexon tekstin e Zajednicës? Dhe, a guxojnë mos me shku në takim kur ai i thërret?

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *