Bota

Arrèstòhèn dy persona në Slloveni të dyshuar për spiunë të inteligjencës ruse

Shërbimet e sigurimit shtetëror të Sllovenisë kanë arrestuar dy persona të dyshuar për spiunazh për shërbimin e inteligjencës ushtarake ruse.

Sipas raportit, të dyshuarit, njëri prej të cilëve ka nënshtetësi të një vendi të Amerikës Latine, operonin duke përdorur karta të rreme ID nga një zyrë e marrë me qira në lagjen Bezigrad të Lubjanës.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

Dy të dyshuarit akuzohen për spiunazh dhe përdorim të dokumenteve të falsifikuara. Nëse shpallen fajtorë, ata përballen me 8 vjet burgim, thuhet në raportin e publikuar.

Ndërkohë, shërbimi i inteligjencës sllovene nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment mbi raportin kur u kontaktua nga mediat.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *