Dugolli: E gjithë trysnia për ‘Zajednicën’ po bëhet sepse serbët nuk duan askund të jenë pakicë
E gjithë trysnia për ‘Zajednicën’ po bëhet sepse serbët nuk duan askund të jenë pakicë. Kjo buron nga projekti “Bota Serbe” që është emër i ri në shekullin XXI për projektin “Serbia e Madhe” nga shekulli XX. Rrjedhimisht, shqiptarët do të bëhen pakicë përbrenda ‘Zajednicës’, pakicë në shtetin e tyre të Kosovës! Bosnjakët në Bosnje dhe Hercegovinë dhe malazezët në Mal të Zi tashmë janë bërë pakicë në shtetet e tyre!
Rruga Press