Bota

(Video) Përfaqësuesi boshnjak e quan Gabriel Escobarin, “Pablo”: Sillu njerëzor, Bosnjë-Hercegovina nuk është koloni e Beogradit!

“Epo, unë do t’i dërgoja një mesazh zotit Pablo, më falni Gabriel Escobar, kërkoj falje – Pablo, të sillet njerëzor, të mos flasë për Bonjë-Hercegovinën në Zagreb dhe Beograd sikur të jemi koloni e atyre vendeve fqinje, sepse ato vende edhe e kanë dashur këtë gjë, më duket mua”.

Kështu deklaroi Zlatan Begić, përfaqësues i Frontit Demokratik në Parlamentin e Bosnjë-Hercegovinës, i cili “ngatërroi” Gabriel Escobarin, të dërguarin special amerikan për Ballkanin Perëndimor me Pablo Escobarin, bosin kolumbian të drogës, kontrabandist të drogës, i cili ishte lideri i kartelit Medelin. Pablo quhej edhe “Mbreti i Kokainës”.

Lexo më shumë  Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Begić, duke u shfaqur në Hayat TV, u përpoq të korrigjohej shpejt, por më pas kërkoi falje – Pablo…

Sigurisht, ky është një lapsus që është bërë viral në rrjetet sociale.

Begić ka shtuar edhe këtë:

“Dhe unë do t’i dërgoja atij një mesazh se nëse, rastësisht, zgjidhjet që Gabriel Escobari ofron në mënyrë të pafytyrë dhe të pacipë, të vrazhdë dhe jashtë mandatit të tij për Bosnjën dhe Hercegovinën do të zbatoheshin në SHBA, ai, Gabriel Escobari, do të ishte një qytetar i dorës së dytë në SHBA, kurse Amerika do të drejtohej nga Ku Klux Klani”.

Lexo më shumë  Rusët u dërguan në bazën ajrore të Nigerit të pushtuar nga trupat amerikane

Shikoni video:

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *