“Bëhuni gati!”- Gjenerali Amerikan-vartësve: Kina dhe SHBA do të hyjnë në luftë
Një gjeneral me 4 yje i Forcave Ajrore amerikane u dërgoi një memorandum oficerëve në vartësi të tij, në të cilin i paralajmëronte se Shtetet e Bashkuara do të jenë në luftë me Kinën pas dy vitesh.
Zyrtari i lartë u rekomandonte oficerëve të bëheshin gati, të praktikoheshin me armët e zjarrit, duke qëlluar një karikator dhe duke marrë në shenjë kokën e armikut.
Në dokumentin e dërguar të premten, të cilit i referohen mediat amerikane, gjenerali Mike Minihan, shef i Komandës së Lëvizshme amerikane, paralajmëron: “Uroj të gabohem, por diçka më thotë se do të luftojmë në 2025-n”, thotë ai.
Komanda Ajrore e Lëvizshme ka rreth 50 mijë anëtarë, rreth 500 avionë dhe është përgjegjëse për transportet dhe furnizimet.
Gjenerali Minihan tha në memorandum se, si Tajvani edhe Shtetet e Bashkuara do të kenë zgjedhjet presidenciale në 2024-n, gjë që do ta hutojë Uashingtonin dhe presidenti Xi Jinping do të ketë mundësi të lëvizë drejt ishullit aziatik.
Ai sugjeroi gjithashtu nisjen e përgatitjeve duke ndërtuar një Forcë të Përbashkët Manovrimi, që të jetë gati, e integruar dhe e përforcuar, në gjendje të fitojë.
Rruga Press