Argument

Agjentet e FBI-së kanë vajt tek shtëpia e partneres së agjentit të implikuar dhe i kanë treguar asaj foton e partnerit me kryeministrin e Shqiperisë

Nga Ervin Goci

Eshte nje fakt interesant qe avujt e groshes e banaqeve televizive e mbulojne.

Agjentet e FBI kane vajt tek shtepia e partneres se agjentit te implikuar dhe i kane treguar asaj foton e partnerit me kryeministrin e Shqiperise.

Kete e deklamon vete deshmitarja, njeriu me i afert i agjentit per disa vite, te pakten deri ne 2018-ten. Pra agjentet qe kane vajt me foton e agjentit te implikuar bashke me kryeministrin, qartazi kane hetuar kryeministrin e Shqiperise.

Ata kane kerkuar informacion, kane vajt per kryer verifikime, kane hetuar, nuk kane vajt per qoke atje. Nese kryeministri do ishte periferik, pse duhet te bridhnin verdalle ata me foton e tij duke kerkuar informacion?! Di te ma thote njeri?! Ky eshte nje episod qe i thote te gjitha. Dhe lidhur me hetimet qe zarat e PS dhe kanalistat i shpallin te mbyllura, ju ftoj te ndiqni kete interviste te kolegut dhe mikut te ngushte te agjentit te implikuar, i cili thote se jo vetem qe ky hetim do behet i plote, por do te hetohet çdo sekonde e aktivitetit te agjentit te implikuar ne FBI, sepse per shkak te pozicionit, zararet e tij jane shume te medha.

Keto jane faktet, te tjerat jane avuj groshe.

Linku i artikullit: https://www.businessinsider.com/charles-mcgonigal-fbi…

Linku i intervistes se kolegut, agjentit Montoya : https://youtu.be/z9a5m5MFiuk

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *