Uncategorized

McGonigal nuk punoi për vetëm një oligark rus

Charles McGonigal, ish-zyrtari i FBI-së, i arrestuar dhe akuzuar nga autoritetet amerikane për lidhjet e tij me oligarkun rus Oleg Deripaska e ka kaluar vitin e kaluar duke punuar për një tjetër miliarder me origjinë ruse. “The New York Post” raporton se “Aman Resorts”, një zinxhir hotelesh me 5 yje në pronësi të Vladislav Doronin, një manjat pronash punësoi McGonigal pranverën e vitit 2022 si drejtor sigurie për 34 vendet e Amanit në mbarë botën.

Sipas të njëjtave burime, kur McGonigal u arrestua në Aeroportin JFK, ai po kthehej nga një udhëtim pune në Sri Lanka, ku Aman operon një palë hotelesh luksoze. Burimet thanë se McGonigal punoi për Aman në New York City ku tarifat e dhomave fillojnë nga 2400 dollarë për një natë. Një zëdhënës i Aman konfirmoi se kompania punësoi McGonigal vitin e kaluar, por pohoi se mandati i tij filloi vetëm disa muaj më parë. Kompania tha gjithashtu se McGonigal nuk po punon më për Aman Group, por nuk e bëri të ditur se kur u largua.

Lexo më shumë  Ministrja Hajdari thotë se janë tenderuar 10. 3 milionë euro për parqet industriale

Ish-zyrtarët e CIA-s, FBI-së dhe NSA-së punësohen në mënyrë rutinore nga kompani të mëdha që janë objektiv i spiunazhit dhe kërcënimeve kibernetike, tha Anthony Roman, president i firmës së menaxhimit të rrezikut, Roman & Associates. 54-vjeçari McGonigal u padit për pastrim parash dhe shkelje të ligjit të sanksioneve amerikane.

Departamenti Amerikan i Drejtësisë pretendon se McGonigal së bashku me një ish-diplomat rus të kthyer në përkthyes për gjykatat federale – Sergy Shestakov – punonin për Deripaska, një manjat alumini që ishte sanksionuar nga SHBA në 2018. McGonigal u deklarua i pafajshëm dhe u lirua me një garanci prej 500,000 dollarësh.

Lexo më shumë  Ministrja Hajdari thotë se janë tenderuar 10. 3 milionë euro për parqet industriale

I lindur në Bashkimin Sovjetik, 60-vjeçari Doronin hoqi dorë nga shtetësia ruse në vitin 1986. Ai tani është shtetas i Zvicrës dhe Suedisë dhe ka folur kundër luftës në Ukrainë. Ai bleu Aman në vitin 2014 dhe e zhvendosi selinë e saj në Suedi. Doronin ishte në lidhje me supermodelen Naomi Campbell për disa vite përpara partneres së tij aktuale, Kristina Romanova, një ish-modele ruse e cila është një drejtuese e Aman. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *