Japonia forcon sanksionet kundër Rusisë pas ofensivës me raketa
Japonia ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, si përgjigje për ofensivën ndaj Ukrainës, duke ndaluar eksportin e mallrave kryesore strategjike dhe ngrirë asetet të dhjetëra rusëve.
Sanksionet, që do të hyjnë në fuqi sot dhe synojnë politikanë, personel ushtarak, biznesmenë dhe kompani ruse.
Ato përfshijnë 14 figura pro-Moskës të lidhura me përpjekjet e paligjshme të Rusisë për të aneksuar katër rajone në jug dhe lindje të Ukrainës.
Nga 3 shkurti, Tokio do të ndalojë gjithashtu eksportet në 49 entitete të përcaktuara në Rusi të mallrave që mund të përdoren për të forcuar forcat ushtarake të Moskës.
Po ashtu ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë e Japonisë tha se kjo përfshin pajisje dhe komponentë gjysmëpërçues, robotë, gjeneratorë, eksplozivë dhe vaksina.
Rruga Press