Argument

Problemi i pabarazisë në të drejta mes serbëve në Kosovë dhe shqiptarëve në Luginë nuk ka adresën te Evropa apo Amerika, por te fuqia (e dobët) e shtetit dhe kryeministrit të Shqipërisë

Nga Bekim Qoku

Zajednicën në Kosovë nuk e kërkojnë serbët e Kosovës, e kërkon shteti dhe presidenti i Serbisë.

Gjuhën serbe nuk e kërkojnë serbët e Kosovës të jetë gjuhë zyrtare në Kosovë, atë e kërkon shteti dhe presidenti i Serbisë.

Ulëset e rezervuara në Parlament, nuk i kërkojnë serbët e Kosovës, i do shteti dhe presidenti i Serbisë.

Lexo më shumë  PDK synon ta dobësojë Kurtin, LDK kërkon bashkëqeverisje, AAK rrezikon pragun

Evropa dhe Amerika nuk u nënshtrohen kërkesave të serbëve të Kosovës, por fuqisë së shtetit dhe presidentit të Serbisë.

Evropa dhe Amerika nuk do i nënshtrohen kurrë kërkesave të shqiptarëve të Luginës apo të Maqedonisë së Veriut përballë fuqisë së shtetit dhe presidentit të Serbisë.

Nëse doni t’i mbetni n’qafë dikujt për të drejta të barabarta me serbët e Kosovës, nuk është adresë e saktë Evropa dhe Amerika por fuqia (e dobët) e shtetit dhe kryeministrit të Shqipërisë.

Lexo më shumë  Shtëpinë e lindjes së Enver Hoxhës e bënë Muze Etnografik, ish vilën e tij e kanë bërë guest-house ku frymëzohen artistë “elitarë”, aty tek Vila e “Hurit dhe Elitarit”

Duke adhuruar e respektuar Edi Ramën (sepse është kryeministri ynë) dhe duke kritikuar Evropën e Amerikën, nuk do të ketë kurrë më shumë të drejta. Përkundrazi, kjo është shenjë dobësie e një kombi, andaj do të ketë gjithmonë efekt të kundërt.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *