Bota

Ushtria ukrainase tërhiqet nga Soledari

Pas shumë muajve luftime të ashpra, ushtria ukrainase edhe zyrtarisht ka njoftuar se është tërhequr nga Soledari.

Për tërheqjen e trupave ukrainase nga Soledari, e ka konfirmuar zëdhënësi i ushtrisë Serhii Cherevati.

“Pas shumë muajve luftime të ashpra, përfshirë ato në javët e fundit, forcat e armatosura të Ukrainës janë tërhequr nga Soledari duke u pozicionuar në periferi”, shtoi Cherevati për France Press.

Lexo më shumë  Gjermania rrit njësinë policore kundër dronëve pas incidentit në aeroport

Kujtojmë që Soledari dhe Bakhmuti, ishin cilësuar si dy qytetet e Ukrainës, ku janë zhvilluar betejat më të përgjakshme nga fillimi i luftës në këtë vend.

E presidenti Volodymyr Zelensky ka bërë sërish thirrje për dërgimin e sa më shumë armëve të rënda – me qëllim që të mund t’i kundërvihen agresionit rus.

Ndryshe Gjermania është pajtuar me dërgimin e tankeve Loepard 2, si dhe Shtetet e Bashkuara që do të dërgojnë tanket Abrams.

Lexo më shumë  Dhoma e Përfaqësuesve nis procedurën për paketën e sanksioneve ndaj Rusisë dhe Iranit pas miratimit të Senatit

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *