Bota

Zelensky feston sot ditëlindjen, sa vjeç mbush imazhi i rezistencës së ukrainasve kundër Putinit

Presidenti i Ukrainës, Zelensky feston sot 45 vjetorin e lindjes. Zelenksy, i cili shërben si president i Ukrainës që nga viti 2019, u bë i njohur në të gjithë botën pas pushtimit rus në Ukrainë më 24 shkurt të vitit të kaluar.

Përpara se të bëhej president, Zelensky ishte komedian, i cili pati krijuar një kompani prodhimi të emëruar si “Kvartal 95”, kompani kjo që prodhonte filma, filma vizatimorë dhe shfaqje televizive, duke përfshirë serialin televiziv “Shërbëtori i Popullit”, në të cilin Zelensky luajti rolin e presidentit ukrainas.

Lexo më shumë  Kroacia i merr aeroplanët që Serbia i kërkon nga Franca

Zelensky shpalli kandidaturën e tij në zgjedhjet presidenciale 2019 në mbrëmjen e 31 dhjetorit 2018, krahas fjalimit të Vitit të Ri të presidentit të atëhershëm Petro Poroshenko.

Si i huaj në politikë, ai ishte bërë tashmë një nga kandidatët kryesorë në sondazhet e opinionit për zgjedhjet. Ai fitoi zgjedhjet me 73.23 për qind të votave në raundin e dytë, duke mundur Poroshenkon.

Lexo më shumë  Tajvani: Kina dërgoi avionë ushtarakë në territorin e saj

Presidenti Volodymyr Zelensky tashmë është bërë fytyra e rezistencës së Ukrainës kundër forcave pushtuese të presidentit rus Vladimir Putin.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *