Bota

Trashëgoi një milion dollarë, komandanti i forcave ukrainase i dhuroi për ushtrinë e vendit të tij

Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, gjenerali Valery Zaluzhnyi, trashëgoi një milion dollarë nga një ukrainas-amerikan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por ai njoftoi se shumën e majme të parave të trashëguara do t’i dhurojë për ushtrinë ukrainase, shkruan The New York Times.

Zaluzhnyi mori trashëgiminë e tij nga një amerikan me origjinë ukrainase, Hryhoriy Stepanets. Kjo u bë e ditur nga familja Stepanets.

Lexo më shumë  Shefi i Forcave Ajrore të SHBA: Lufta me Kinën dhe Rusinë mund të ndodhë në çdo moment

Në janar, gjenerali dhuroi të gjithë shumën për Forcat e Armatosura të Ukrainës, dhe ushtria ukrainase konfirmoi dhënien e parave.

“Tërë jetën ia dhashë apo më mirë ia kushtova Forcave të Armatosura, dhe nuk pata asnjë dyshim se çfarë të bëja me trashëgiminë. Amaneti i fundit i zotit Hryhori mesa duket ishte të mbështeste ushtrinë ukrainase përmes meje. I jam mirënjohës të gjithëve që ndihmojnë Forcat e Armatosura të Ukrainës. Gjithashtu jam mirënjohës ndaj familjes time për mirëkuptimin”, tha Zaluzhnyi.

Lexo më shumë  Nuk munguan as goditjet – detaje dhe pamje rreth përplasjes fizike mes deputetëve në Parlamentin e Serbisë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *