ArgumentKryesore

Rrogën dhe bukën e familjes shqiptarëve ua siguron puna e tyre, jo Artan Lamet e qeverive të propagandës!

Në rrjete sociale kanë qarkulluar disa fotografi që tregojnë mesazhin e shkruar nga Artan Lame në një grup Whatsapp-i që mban emrin “Grupi Kadastra ASHK”.

Në tekstin që duket në foto, Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame, tërheq vëmendjen rreth çështjes së aktivizimit të punonjësve të Kadastrës në postimet e bëra nga faqja e ASHK-së në Facebook.

Ai është i pakënaqur kur konstaton se këta të fundit nuk po i bëjnë “like” dhe “share” postimeve në rrjetin social të institucionit ku është drejtor.

Kjo pakënaqësi është tashmë e njohur për publikun shqiptar. Persona të cilët kanë marrë pjesë nëpër mbledhje të kryeministrit Rama me ministra të qeverisë së tij dhe drejtues të tjerë të institucioneve janë shprehur se edhe ministrat japin llogari për “liket” dhe “sharet” që të punësuarit në administratë bëjnë apo nuk bëjnë.

Në mesazhin e Artan Lames shihen edhe një gjë tjetër, ndoshta më shqetësuesja. “Dhe duke i shpërndarë këto lajme, jo vetëm që ju vijnë në ndihmë qytetarëve, por edhe në fund të fundit propagandojnë punën e Institucionit që ju siguron rrogën e tyre dhe bukën e familjes”, shkruan Artan Lame.

Lexo më shumë  28 Nëntori festohet edhe në Malin e Zi, në “Sheshin Skënderbeu” vendoset monumenti i Gjergj Kastriotit

Fjala tronditëse nuk është “propaganda”, kjo është abc-ja e qeverisë Rama që prej fillimit të saj dhe këtë gjithkush e di apo e sheh kudo, çdo ditë.

Tronditës është fakti se Artan Lame i vendos punonjësit e institucionit që drejton në raport borxhi me atë si drejtor dhe me administratën e klanit Rama.

Ky defekt, që shkon shumë pas në histori shfrytëzohet nga secili grabitës dhe hajdut me pushtet, për të kapur shqiptarët prej hunde.

Ekziston një bindje me pasoja fatale ndër shqiptarë se nëse je i punësuar diku dhe merr rrogë, je në borxh ndaj punësuesit apo drejtuesit. Borxhi lahet duke bërë gjithçka që të kërkohet, edhe kur ajo që kërkohet nuk është puna për të cilën punësohesh dhe je i aftë ta bësh.

Shqiptarët duhet të fillojnë ta kuptojnë se borxhin që ata e kanë ndaj punëdhënësit është larë paraprakisht përmes punës që bëjnë. Punonjësi i çfarëdoshëm në ASHK e ka larë borxhin ndaj rrogës që merr përmes punës së tij në atë institucion. Propaganda që kërkon Artan Lame prej tyre duhet shoqëruar edhe me një rrogë tjetër, në një vend tjetër pune. Ai vend pune ndodhet në zyrën e Partisë Socialiste, në ofiqet e shumta të tyre të propagandës.

Lexo më shumë  Kuleba: Trump nuk mund të bëjë marrëveshje paqeje me Rusinë për Ukrainën

Nëse Artan Lame apo çdo gdhë “rilindas” që kërkon të shfrytëzojë rrogat e shtetit për të kapitalizuar propagandë për PS-në, këtë e bën sepse e di paraprakisht që shqiptarët punën, mundin e tyre prej ku punëdhënësi vendoset në raport borxhi me ta, të cilin e lan me pagë, nuk e konsiderojnë kontribut.

Rrogën dhe bukën e familjes shqiptarëve ua siguron puna e tyre, jo Artan Lamet e qeverive të propagandës!

Autenticiteti i fotografive “screenshoot” akoma nuk është provuar, por praktikat e tilla janë të njohura dhe të përdorura masivisht nga pushteti në Shqipëri. Për pasojë, çdo gjykim i dhënë më sipër vlen pavarësisht rastit konkret.

©Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *