Polonia kërkesë zyrtare Gjermanisë për dërgimin e tankeve Leopard në Ukrainë
Gjermania ka pranuar kërkesën zyrtare të Polonisë për dërgimin e tankeve gjermane Leopard në Ukrainë, ka njoftuar sot ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Błaszczak, kurse homologu i tij gjerman Boris Pistorius ka inkurajuar vendet që i posedojnë ato që të fillojnë t’i trajnojnë ushtarët ukrainas për t’i përdorur.
Ministri gjerman i Mbrojtjes, ka deklaruar se vendet aleate të Ukrainës që posedojnë tanket Leopard mund të fillojnë me trajnimin e ushtarëve ukrainas, pavarësisht që Gjermania akoma nuk ka dhënë miratimin zyrtar për dërgimin e tyre në Kiev, transmeton Telegrafi.
“Kam inkurajuar vendet partnere që kanë tanke Leopard gati për dorëzim, të fillojnë trajnimin e forcave ukrainase në ato tanke”, shtoi Pistorius në një konferencë shtypi në Berlin me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Gjermania, e cila duhet të miratojë çdo rieksportim të Leopardit, deri më tani është frenuar nga frika se mund të inkurajojë Moskën të përshkallëzojë konfliktin.
Qeveria në Kiev i kërkon tanket gjermane Leopard 2, një prej tankeve më të përdoruara në vendet perëndimore, me qëllim të mund të thyejnë linjën mbrojtëse të rusëve dhe të rikthejnë territoret që janë nën kontrollin e rusëve.
Berlini është nën presion të vazhdueshëm nga disa prej aleatëve, dhe qeveria gjermane është shprehur e gatshme të reagojë nëse në mesin e aleatëve ekziston konsensusi, duke theksuar se vendet e tjera anëtare të NATO-s duhet të bëjnë kërkesë zyrtare për rieksportimin e tankeve.
Niemcy otrzymali już nasz wniosek o wyrażenie zgody na przekazanie czołgów Leopard 2 na Ukrainę. Apeluję także do strony niemieckiej o przyłączenie się do koalicji państw wspierających Ukrainę czołgami Leopard 2. To nasza wspólna sprawa, bo chodzi o bezpieczeństwo całej Europy! pic.twitter.com/9oMQihI83Z
— Mariusz Błaszczak (@mblaszczak) January 24, 2023
Rruga Press