Lajme

Sot 104 vite nga vdekja e Ismail Qemalit, kryeministri i parë shqiptar

Bëhen 104 vjet nga vdekja e atit të Pavarësisë së Shqipërisë, Ismail Qemali i cili lindi në Vlorë në vitin 1844 ku bëri edhe shkollën fillore. Ismail Qemali më pas vazhdoi në shkollën e mesme Zosime në Janinë, ku mësoi greqishten e vjetër, latinisht dhe frëngjisht. Në vitin 1860, në moshë shumë të re, vetëm kur ishte 16 vjeç, për shkak të gjuhëve që zotëronte, filloi të punonte në Zyrën e Përkthimeve të Portës së Lartë, në Stamboll.

Lexo më shumë  Shembjet në korridorin VIII dëshmojnë për keqmenaxhimin si model qeverisje

Deri në vitin 1900 Ismail Qemali punoi në detyra të ndryshme në administratën osmane. Në vitin 1900, kur ishte me detyrën e kajmakamit në Kesrije, la detyrën, u arratis për në Greqi dhe nga aty kaloi në Evropë. Në gjyqin që u bë në mungesë u dënua me vdekje.

Ismail Qemali cilësohet si babai i kombit, duke qenë se ka kryer aktin më historik në të gjithë historinë e shtetit shqiptar. Ai ngriti flamurin e Pavarësisë në Vlorë, më 28 Nëntor të vitit 1912 dhe shpalli Shqipërinë shtet të pavarur duke i kërkuar fuqive ndërkombëtare ta njihnin këtë vendim.

Ismail Qemali u martua dy herë. Nga martesa e dytë pati 9 fëmijë, tre vajza dhe gjashtë djem. Ismail Qemali është kryeministri dhe kryetari i parë në historinë e shtetit shqiptar. nga data 28 Nëntor e vitit 1912 deri në 22 janar 1914 për 12 muaj e 56 ditë.

Ismail Qemali është varrosur dy herë. Herën e parë në shkurt të vitit 1919 në Kaninë dhe herën e dytë më 28 Nëntor në Vlorë, viti 1932.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *