Kuriozitete

Microsoft konfirmon se po investon miliarda në krijuesin e ChatGPT

Microsoft të hënën konfirmoi se po bën një investim “miliardë dollarësh” në OpenAI, kompania që qëndron pas mjetit të ri chatbot viral të Inteligjencës Artificiale të quajtur ChatGPT.

Sipas mediave të huaja, Microsoft, një investitor i hershëm në OpenAI, tha se planifikon të zgjerojë partneritetin e tij ekzistues me kompaninë si pjesë e një përpjekjeje më të madhe për të shtuar më shumë Inteligjencë Artificiale në grupin e produkteve të saj.

Në një postim të veçantë në blog, OpenAI tha se investimi shumëvjeçar do të përdoret për të “zhvilluar AI që është gjithnjë e më e sigurt, e dobishme dhe e fuqishme”.

“Ne formuam partneritetin tonë me OpenAI rreth një ambicie të përbashkët për të avancuar me përgjegjësi kërkimin më të avancuar të AI dhe demokratizimin e AI si një platformë të re teknologjike”, citohet të ketë thënë në një deklaratë Satya Nadella, CEO i Microsoft.

Thellimi i partneritetit midis dy kompanive ka potencialin për të përmirësuar projektet ambicioze të OpenAI, duke përfshirë ChatGPT, i cili ka tërhequr vëmendjen – dhe ndonjëherë ka shkaktuar shqetësime nga – akademikë, drejtues biznesi dhe entuziastësh të teknologjisë me aftësinë e tij për të krijuar përgjigje të gjata dhe të plota për kërkesat dhe pyetjet e përdoruesit.

Investimi mund të katapultojë gjithashtu Microsoft-in si një lider të AI dhe përfundimisht t’i hapë rrugën kompanisë për të inkorporuar ChatGPT në disa nga aplikacionet e saj dalluese, si Word, PowerPoint dhe Outlook.

Investimi vjen disa ditë pasi Microsoft njoftoi planet për të pushuar nga puna 10,000 punonjës si pjesë e masave më të gjera për uljen e kostove.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *