Bota

Pse janë tanket kaq të rëndësishme për Ukrainën?

Në takimin e NATO-s në Ramstein të Gjermanisë, vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan një paketë të re ndihme ushtarake me vlerë 2.5 miliardë dollarë, e anëtarët e tjerë do të dërgojnë gjithashtu një seri të tërë sistemesh të armatimit në Ukrainë.

Nga ana tjetër, bëhet fjalë për artileri, sisteme për të luftuar objektivat si në ajër ashtu edhe në tokë, transportues të blinduar për personel – por mbetet të shqyrtohet rasti sesi vetëm Britania e Madhe do të dërgojë 14 tanke të tipit Challenger 2.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha pas takimit se kishte dëgjuar “shumë mirëkuptim” për nevojat e vendit të tij, që u sulmua nga Rusia, por gjithashtu se “do të duhet të luftojë ende për dërgimin e tankeve moderne”.

Por çdo ditë e më shumë bëhet e qartë se vendimi për tanket nuk ka alternativë.

Në fakt, Polonia tashmë ka njoftuar se është gati të trajnojë ushtarët ukrainas në përdorimin e tankeve gjermane Leopard, dhe Gjermania gjithashtu nuk e përjashton mundësinë që ushtarët ukrainas që po praktikojnë përdorimin e automjeteve të blinduara të dërguara në atë vend, të jenë “familjarizuar” me përdorimin e tankeve gjermane.

Kjo sepse edhe në Kiev u vu re se në Ramstein nuk kishte “po” për të dërguar tanke, por nuk kishte as “jo” kategorike, shkruan Deutche Welle.

Pse janë tanket kaq të rëndësishme për Ukrainën?

Para së gjithash, shpejtësia me të cilën ushtria ukrainase rimori zonat në verilindje të vendit, befasoi shumë analistë ushtarakë perëndimorë në fund të verës së kaluar.

Në pak ditë, ushtarët ukrainas çliruan rajonin e Kharkivit. Sidomos në betejat për qytetin Kupyansk, ushtria ukrainase depërtoi shpejt 90 kilometra thellë në territorin e pushtuar nga ushtria ruse.

Çelësi më i rëndësishëm i këtij suksesi ushtarak ishte padyshim përdorimi i kombinuar i tankeve, artilerisë dhe dronëve.

Lexo më shumë  Ndihma norvegjeze për Ukrainën do të arrijë në 2.7 miliardë dollarë në 2025

“Ukraina tregoi një përparim shumë të suksesshëm të mekanizuar drejt Kupyanskut, duke kombinuar këto sisteme të armatosura dhe stërvitjen e mëparshme, ishte në gjendje të luftonte”, tha eksperti ukrainas Nico Lange nga Konferenca e Sigurisë në Mynih në një intervistë për DW.

“Beteja e armëve të kombinuara”, është diçka nga ADN-ja ushtarako-strategjike e NATO-s nga Lufta e Ftohtë.

“Pra, kjo do të thotë tanke, mjete luftarake të blinduara të këmbësorisë, të mbështetura nga artileria dhe sot dronët”, shtoi Lange.

Strategjia e ka origjinën nga koha e reformatorit ushtarak prusian Carl von Clausewitz nga fillimi i shekullit të 19-të, dhe ende mësohet në akademitë ushtarake perëndimore sot.

Komunikimi dhe koordinimi ushtarak janë kyçe

Rusia, nga ana tjetër, ka treguar në Ukrainë se nuk është e aftë për luftime të kombinuara, thotë analisti ushtarak Yigal Levin në Kiev.

Në një intervistë për DW, ky ish-oficer i ushtrisë izraelite dhe bloger i njohur ushtarak në Ukrainë tha: “Ata u përpoqën ta zbatonin këtë koncept, por ai kërkon komandantë kompetentë dhe koordinim të mirë midis trupave”.

Megjithatë, siç thotë ai, komunikimi dhe koordinimi janë veçanërisht të këqija në ushtrinë ruse. Kjo sepse, siç thotë ai më tej, Rusia trashëgoi skeletin, pra strukturën organizative të ushtrisë sovjetike.

Strategjia e ka origjinën nga koha e reformatorit ushtarak prusian Carl von Clausewitz nga fillimi i shekullit të 19-të, dhe ende mësohet në akademitë ushtarake perëndimore sot.

Komunikimi dhe koordinimi ushtarak janë kyçe

Rusia, nga ana tjetër, ka treguar në Ukrainë se nuk është e aftë për luftime të kombinuara, thotë analisti ushtarak Yigal Levin në Kiev.

Në një intervistë për DW, ky ish-oficer i ushtrisë izraelite dhe bloger i njohur ushtarak në Ukrainë tha: “Ata u përpoqën ta zbatonin këtë koncept, por ai kërkon komandantë kompetentë dhe koordinim të mirë midis trupave”.

Lexo më shumë  Kryeministri suedez deklaron se Deti Baltik tani është “në rrezik të lartë” pas sabotimit të dyshuar me kabllo

Megjithatë, siç thotë ai, komunikimi dhe koordinimi janë veçanërisht të këqija në ushtrinë ruse. Kjo sepse, siç thotë ai më tej, Rusia trashëgoi skeletin, pra strukturën organizative të ushtrisë sovjetike.

Ushtria ukrainase, e cila gjithashtu doli nga Bashkimi Sovjetik, ka përfituar nga programet stërvitore amerikane dhe kanadeze, veçanërisht për komandantët e rinj ukrainas, që nga agresioni i Kremlinit në vitin 2014, sipas këtij blogeri ushtarak.

Përveç kësaj, siç thotë ai, qindra mijëra ukrainas kanë pasur përvojë nga vija e frontit që nga viti 2014.

Përdorimi i përbashkët i tankeve nga perëndimi

“Dhe edhe nëse Ukraina tani merr më shumë nga këto tanke dhe transportues të blinduar, atëherë ata do të jenë në gjendje të vendosin njësi që mund të arrijnë gjithashtu përparime të tilla në jug ose në lindje”, analizon Nico Lange.

Eksperti ukrainas ka shprehur interesim për mjetin luftarak të këmbësorisë AMX-10 RC nga Franca, Bradley nga SHBA dhe Marder nga Gjermania. Berlini tani, pas një rezistence të gjatë, dëshiron të dorëzojë 40 sosh. Në janar, Britania e Madhe konfirmoi se Challenger 2, do t’ia dorëzojë ushtrisë ukrainase, një tank të standardeve të NATO-s.

Dhe së fundi, presidenti polak Andrzej Duda, gjatë vizitës së tij në Lviv në perëndim të Ukrainës, ushtroi presion mbi partinë gjermane në pushtet SPD, dhe njoftoi se dëshiron të dorëzojë një “njësi tankesh Leopard” në Ukrainë, së bashku me vendet e tjera perëndimore – nëse SPD në Berlin ndalon së rezistuari.

Leopard 2 vjen nga prodhimi gjerman, ndaj Këshilli Federal i Sigurisë i qeverisë në Berlin, i kryesuar nga kancelari Olaf Scholz, duhet të pajtohet për një eksport të tillë armësh në zonën e luftës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *