Lajme

Begaj: Shqipëria krah Kosovës për ruajtjen e integritetit territorial

Është mbledhur Këshilli i Sigurimit Kombëtar të Shqipërisë, ku presidenti Bajram Begaj, tha se Shqipëria qëndron në krah të Kosovës për ruajtjen e paprekshmërisë dhe integritetit territorial.

“Shqipëria në krah të Kosovës për ruajtjen e paprekshmërisë dhe integritetit territorial të saj”, deklaroi Begaj të hënën.

Gjatë kësaj mbledhjeje, ku u analizua edhe gjendja e sigurisë kombëtare dhe prioritetet për vitin 2023, u fol edhe për situatën e sigurisë së Shqipërisë gjatë vitit që lamë pas.

Lexo më shumë  Ish-drejtori i Burgjeve në Shqipëri, i dha tenderin 200 mijë € pa garë vëllait të deputetit të PS për fruta, perime dhe reçel për të dënuarit

Begaj tha se viti se 2022-a ishte i vështirë dhe sfidues për sigurinë kombëtare.

Ai përmendi edhe sulmin kibernetik nga hakerët iranianë, për të cilin tha se shkaktoi probleme në infrastrukturat digjitale.

Sa i përket agresionit të paligjshëm të Rusisë ndaj Ukrainës, presidenti i Shqipërisë tha se ka shkaktuar krizën më të madhe të sigurisë në hapësirën euro-atlantike

Lexo më shumë  Kurti: Nga Planit të Rritjes, Kosova do të përfitojë afro 1 miliard euro

“Efektet e këtij agresioni u shoqëruan me rritje të konsiderueshme çmimesh në sektorin ushqimor dhe të energjisë të cilat kanë shtrenjtuar dhe vështirësuar jetën e qytetarëve”, tha ai.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *