Baerbock: Gjermania e gatshme të autorizojë Poloninë të dërgojë tanke ”Leopard” në Ukrainë
Gjermania është e gatshme të autorizojë Poloninë të dërgojë tanke ”Leopard” në Ukrainë, deklaroi ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock.
”Gjermania nuk do ta kundërshtojë dëshirën e Polonisë për të dërguar tanke ‘Leopard’ të prodhimit gjerman në Ukrainë, nëse Varshava kërkon autorizim”, theksoi ajo.
“Nëse kërkesa na bëhet, atëherë ne nuk do ta kundërshtojmë”, deklaroi ministrja gjermane, pas samitit mes kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit francez Emmanuel Macron në Paris.
“Për momentin, pyetja nuk është bërë nga Polonia, e cila kërkohet të bëjë një kërkesë zyrtare në Berlin. Ne e dimë se sa të rëndësishme janë këto tanke dhe kjo është arsyeja pse ne po i diskutojmë ato tani me partnerët tanë. Ne duhet të sigurohemi që jetët e njerëzve të shpëtohen dhe territori i Ukrainës të çlirohet”, shtoi Baerbock.
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Rruga Press