Bota

Ministrat e BE-së vendosin sanksione të reja kundër Iranit

Ministrat e Bashkimit Evropian ranë dakord për një paketë të re sanksionesh kundër Iranit, tha presidenca suedeze e BE-së më 23 janar.

“Ministrat miratuan një paketë të re sanksionesh kundër Iranit, që shënjestrojnë ata që nxisin represionin. BE-ja dënon fuqishëm përdorimin brutal dhe joproporcional të forcës nga autoritetet iraniane kundër protestuesve paqësorë”, tha presidenca suedeze në një postim në Twitter, pa dhënë detaje tjera.

Lexo më shumë  Buxheti 7-vjeçar i BE/ Gjermania kundër, Merz: I papranueshëm, s’është bazë për marrëveshje

Burimet i thanë agjencisë së lajmeve Reuters javën e kaluar se ministrat e Jashtëm të BE-së do të shtojnë 37 individë në sanksionet e BE-së kundër Iranit më 23 janar.

Të paktën 522 persona janë vrarë përgjatë katër muajve të protestave kundër Qeverisë së Iranit, sipas raportimeve të organizatës HRANA me bazë në Shtetet e Bashkuara. Gati 20.000 persona janë arrestuar, prej tyre 110 kanë akuza që mund të rezultojnë me dënime me vdekje.

Sipas të dhënave, katër protestues tashmë janë ekzekutuar.

Lexo më shumë  Lobistët e Serbisë kishin kontaktuar edhe Grenellin – zbardhet aktiviteti i kompanisë në ShBA

Protestat janë mbajtur në më shumë se 160 qytete prej nisjes së tyre në shtator të vitit të kaluar.

Protestat janë nxitur nga vdekja e 22-vjeçares Mahsa Amini, kurdo-iranianes, sa ka qenë në mbajtje policore, me arsyetimin e nuk e ka vendosur si duhet mbulesën në kokë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *