Bota

Rràhèn sekretarin e klubit bullgar në Ohër/ Në Sofje organizohen protesta për të drejtat e bullgarëve në Maqedoni të V.

Sot në mesditë në Sofje, para ndërtesës së Komisionit Evropian do të mbahet një protestë në mbështetje të sekretarit të rrahur të klubit bullgar “Borisi i Tretë” në Ohër, Hristijan Pendikov dhe për të drejtat e bullgarëve në Maqedoni, raportuan mediat bullgare.

Protesta është paralajmëruar nga përfaqësuesi bullgar në Parlamentin Evropian dhe bashkëkryetar i VMRO-së, Angel Xhambaski, i cili gjithashtu ka kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të negociatave për anëtarësim të vendit në BE.

Eurodeputetja njoftoi se anëtarët dhe simpatizantët e VMRO-së do të protestojnë sot në mbrojtje të të drejtave të personave me identitet bullgar në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Protesta vjen pasi 21-vjeçari Hristijan Pendikov nga Ohri dy ditë më parë u sulmua në një restorant në Ohër nga tre persona. Siç tha eurodeputeti bullgar Andrey Kovaçev për BulgariaOnAir, sulmuesit e ofenduan Pendikovin dhe e kërcënuan se do ta vrisnin sepse ai është bullgar dhe punon në qendrën kulturore.

Kjo u pasua me dënime të ashpra nga liderët maqedonas dhe bullgarë, si dhe nga Delegacioni i Bashkimit Evropian (BE) në vend, nga ku thanë se dënojnë të gjitha aktet e dhunës, si ai në Ohër, dhe presin që autoritetet të hetojnë rastin.

Lexo më shumë  Nuk munguan as goditjet – detaje dhe pamje rreth përplasjes fizike mes deputetëve në Parlamentin e Serbisë

Sulmuesit u ndaluan nga policia, ndërsa mbrëmë Bullgaria e transportoi sekretarin e sulmuar me një aeroplan qeveritar për t’u trajtuar në një spital në Sofje.

Për dy vite Bullgaria kishte vënë veto ndaj Maqedonisë për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, sepse nuk e njeh gjuhën maqedonase dhe konteston një pjesë të madhe të zhvillimeve historike. Vetoja u hoq vitin e kaluar në qershor, me kushtin që vendi të bëjë ndryshime kushtetuese dhe të përfshijë bullgarët si një komb shtet-ndërtues.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *