KryesoreLajme

Kurti: Walker do të jetë gjithmonë ambasadori i së vërtetë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se William Walkeri do të jetë gjithmonë ambasadori i së vërtetë, gjatë takimit në objektin e Qeverisë të premten.

Sipas njoftimit, Kurti e Walkeri gjatë ndan kujtimet e dhimbshme të së kaluarës, sfidat e shqetësimet e të tashmes dhe shpresat e besimet për të ardhmen.

“Ai e falënderoi për kontributin e tij të pazëvendësueshëm gjatë luftës së fundit në Kosovë, interesimin e përhershëm për Kosovën dhe gatishmërinë e plotë për të rrëfyer të vërtetën. Ambasadori Walker do të jetë gjithmonë ambasadori i së vërtetës”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Thika para ligjit/ Si e shuajti Rilindja e Ramës skandalin e burrit të ministres Delina Ibrahimajt!

Kurti i ka thënë Walkerit se populli shqiptar dhe historia do të jetë përherë mirënjohës për përshkrimin dhe shpalosjen e krimeve kundër njerëzimit dhe masakrën e Reçakut, “krime këto që synoheshin të fshiheshin atëherë e që mohohen edhe sot nga krerët e po të njëjtit shtet ekzekutues”.​

Në mbledhje e 118-të të Qeverisë para një jave, ekzekutivi që drejtohet nga Kurti ndau 70 mijë euro për librin e Walkerit, rreth masakrës së Reçakut dhe dhe peshës historike të saj.

Lexo më shumë  “Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *