Kryemadhi tjetër video që “fundos” Veliajn/ Paguan 54 mln $, por mbetjet e Tiranës groposen
Vetëm 12 orë pasi publikoi një video të filmuar me dron që tregon të vërtetën e madhe të vjedhjes së fondeve publike nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj falë përfshirjes në aferën e inceneratorëve, deputetja e PL, Monika Kryemadhi ka publikuar një tjetër video në Facebook që hedh dritë mbi procesin diferencimit të mbetjeve.
Videoja e dytë njëjtë si e djeshme, tregon se në Landfilldin e Tiranës kompania konceionare që përfton 29 euro për ton nuk i kalon plehrat në asnjë lloj procesi për t’u vlerësuar nëse janë për ricklim, djegie, apo kapsulim, por vetëm i gropos ato siç është bërë historikisht në Sharrë.
Sakaq, deputetja e PL sjell në kujtesë edhe momentet kur Erion Veliaj propagandoi me kazanët e plehrave procesin e diferencimit të mbetjeve që bëhet në burim, që edhe pse respektohet në masë të gjerë nga qytetarët, “ngec” gjatë rrugës prej koncesionarit që vjel miliona euro.
Kjo sipas Kryemadhit ndodh në një kohë që për groposjen e plehrave në Sharrë, bashkia e Tiranës i paguan kompanisë së inceneratorëve, pronarët e të cilës janë në kërkim, 54 milionë dollarë.
“Tallja e madhe e Veliaj me qytetarët e Tiranës! Qytetarët diferencojnë, ky gropos mbetjet urbane dhe paguan 54 milionë $. Shikoni se si shkatërrohet në pak sekonda makineria e propagandës së Erion Veliaj për vjedhjen e përditshme që iu bëhet me plehrat dhe inceneratorin e Tiranës”, shkruan Kryemadhi përkrah videos.
Rruga Press