U shfaq në video nga makina pa rrip sigurimi, policia heton kryeministrin Sunak
Policia e Lancashire po heton kryeministrin britanik Rishi Sunak. Kjo pasi ai u filmua duke mos vendosur rripin e sigurimit teksa udhëtonte në një automjet si pasagjer. Kryeministri ka kërkuar falje për incidentin, duke thënë se ishte një gabim mosvendosja e rripit të sigurimit për të filmuar një video në rrjetet sociale.
Kjo shkelje në Britaninë e Madhe dënohet me një gjobë deri në 500 £. BBC raportoi se kryeministri ishte në Lancashire kur u regjistrua video, gjatë një udhëtimi në veri të Anglisë. Videoja, që promovonte raundin e fundit të qeverisë për “nivelimin e shpenzimeve” – u postua më herët në llogarinë e zotit Sunak në Instagram.
Në videon që zgjat rreth një minutë kryeministri britanik shfaqet duke iu drejtuar kamerës, ndërsa makina është në ecje së bashku me motoçikletat e policisë që shfaqen shkurtimisht në sfond. Në Britani, një person mund të gjobitet deri në 500 £ për mos vendosjen e rripit të sigurimit, përveç nëse ka një përjashtim, si për shërbimet e urgjencës, në një taksi.
Rruga Press