Tërheqja nga Trusti nuk kalon
Deputetët e Kuvendit të Kosovës i kanë thënë jo një tërheqjeje të re nga Trusti. Të enjten me 55 vota kundër dhe 42 pro është rrëzuar iniciativa e qytetarëve që të lejohet tërheqja e deri 30 për qind të mjeteve të trustit.
Kundër ishin deputetët e pushtetit. Pas dështimit, deputetët e opozitës lëshuan sallën.
Projektligji me të cilin kërkohej të tërhiqej një pjesë e trustit pati shkuar në Kuvend nëpërmjet peticionit me mbi 21 mijë nënshkrime të qytetarëve.
Me ndryshimet ligjore, propozohej që personat të cilët kanë deri në 10 mijë euro kursime, të tërheqin deri në 30 për qind të tyre. Ata që posedojnë 10 deri në 20 mijë, të tërhiqnin 25 për qind përderisa ata që kanë mbledhur mbi 30 mijë euro t’i tërheqin deri në 10 për qind.
Një iniciativë e tillë pati dështuar edhe në qershor të vitit të shkuar.
Më 2020, në Kosovë u mundësua për herë të parë tërheqja e 10 për qind të trustit.
Rruga Press