Bota

​Estonia akordon 113 milionë euro pajisje ushtarake për Ukrainën

Estonia do t’i dërgojë një paketë tjetër ndihme ushtarake Ukrainës me vlerë 113 milionë euro, njoftoi sot kryeministrja estoneze Kaja Kallas.

Paketa përfshin dhjetëra toja ajrorë, mbi njëqind armë antitank, pajisje mbështetëse artilerie, granatahedhës dhe municione.

“Të gjitha vendet duhet të shqyrtojnë stoqet e tyre dhe të sigurojnë që industritë të jenë në gjendje të prodhojnë më shumë dhe më shpejt. Lufta e Rusisë kundër Ukrainës ka një çmim – një çmim që ne e paguajmë në euro, por që ukrainasit e paguajnë me jetën e tyre”, theksoi Kallas.

Lexo më shumë  OBSH: Deri në vitin 2050, rreth 1,2 miliardë njerëz mund të zhvendosen prej klimës

Me këtë paketë ndihme, ndihma e përgjithshme ushtarake e Estonisë për Ukrainën do të rritet në 370 milionë euro, e barabartë me pak më shumë se 1% të prodhimit të brendshëm bruto të vendit, saktësoi kryeministrja Kallas.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *