Avionët e NATO-s do monitorojnë aktivitetin ushtarak rus: Do mbrojmë çdo centimetër të territorit aleat
Në Rumani do të mbërrijnë sot aeroplanë vëzhgimi për të forcuar krahun lindor të aleancës ushtarake perëndimore.
Avionët do të përdoren gjithashtu për të monitoruar aktivitetin ushtarak rus.
Javën e kaluar, NATO njoftoi se do të vendoste në Bukuresht aeroplanët e vëzhgimit të Sistemit të Paralajmërimit dhe Kontrollit Ajror (AWACS). Atje, avionët do të kryejnë fluturime zbulimi vetëm mbi territorin e NATO-s.
Mjetet fluturuese të vendosura në Rumani janë zakonisht nga Gjermania dhe po dërgohen së bashku me rreth 180 personel ushtarak.
Kujtojmë se Aleanca e ka rritur praninë e saj ajrore në Evropën Lindore dhe Baltik që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia.
“Nuk duhet të ketë asnjë dyshim për vendosmërinë e NATO-s për të mbrojtur çdo centimetër të territorit aleat,” tha zëdhënësja e NATO-s Oana Lungescu në një deklaratë javën e kaluar.
“AWACS-ët tanë mund të zbulojnë aeroplanë qindra kilometra larg, duke i bërë ata një faktor kyç për parandalimin dhe qëndrimin mbrojtës të NATO-s.”
Rruga Press