Mercenarët nga Serbia fillojnë stërvitjet ushtarake përkrah rusëve në Ukrainë
Mercenarët e parë serbë në rajonin e Zaporizhzhias filluan t’i nënshtrohen stërvitjeve të para ushtarake në rajon si pjesë e Batalionit të Vullnetarëve Sudoplatov.
“Vullnetarët serbë, së bashku me luftëtarët nga Rusia, marrin pjesë në të gjitha stërvitjet luftarake në një nga terrenet stërvitore të rajonit të Zaporizhzhias për pjesëmarrje të mëtejshme në një operacion special ushtarak”, thuhet në deklaratë e batalionit, shkruan danas.
“Ne erdhëm për të mbështetur vëllezërit rusë, pasi i kujtojmë mirë ngjarjet që ndodhën në Jugosllavi në vitet e nëntëdhjeta. Kujtojmë padrejtësinë e NATO-s ndaj Serbisë dhe situatës në Kosovë. Prandaj, ne kemi ardhur për të mbështetur popullin rus në luftën e tyre”, tha një nga vullnetarët serbë me njofkën “Danub” për RIA Novosti.
“Ajo që po ndodh në Ukrainë janë vëllezërit tanë sllavë, por për fat të keq ata janë të okupuar dhe në fakt janë një armë në duart e Perëndimit kundër Rusisë”, shtoi ai.
Siç pohon Danub, populli serb është në dijeni të ngjarjeve që ndodhin në zonën e CVO-s dhe shumica e qytetarëve serbë po i përcjellin ngjarjet që po ndodhin atje.
Ruska propaganda trudi se koliko može da podigne moral svojoj nemotivisanoj vojsci. Evo sad snimila je priču o dolasku par Srba koji su se dobrovoljno prijavili da budu topovsko meso u okupatarskoj vojsci. pic.twitter.com/rnB53skYsq
— Irina Sieidkhanova (@omojblog) January 17, 2023
Një luftëtar serb me nofkën “Sava” thotë se në batalionin e vullnetarëve ka marrëdhënie vëllazërore mes Serbisë dhe Rusisë – “ka mirëkuptim të plotë dhe pikëpamje të infikuara”.
“Tani qëllimi ynë kryesor është të jemi së bashku me vëllezërit tanë rusë, të mësojmë, trajnojmë dhe adoptojmë përvojën e vëllezërve tanë”, tha Sava kur u pyet se cilat janë qëllimet e pjesëmarrjes në luftë.
“Ne do të jemi këtu derisa të përfundojë lufta. Sa të duhet”, tha luftëtari.
Kujtojmë se agjencia ruse TASS shkroi të premten se vullnetarët serbë iu bashkuan batalionit të Pavel Sudoplatov, i cili po formohet në rajonin e Zaporizhzhias, tha ushtruesi i detyrës së guvernatorit të rajonit Yevgeny Balitsky.
Siç tha ai, këta vullnetarë serbë kanë shërbyer në policinë ushtarake në vendin e tyre dhe janë mjeshtër të arteve marciale.
Batalioni “Pavel Sudoplatov” përfshinte vullnetarë nga Serbia, të cilët arritën në rajonin e Zaporizhzhias për të mbrojtur kufijtë tanë, ka shkruar Balicki në Telegram.
Kujtojmë se sipas Kodit Penal të Serbisë, pjesëmarrja në konflikte të armatosura dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet, ndërsa dënimi rritet në tetë vjet nëse vepra është kryer në grup. Disa persona janë dënuar tashmë për pjesëmarrje në konflikte të ndryshme të armatosura.
Rruga Press