Lajme

Vdekjā e Lear Kurtit, del raporti i Avokatit të Popullit: Mund të ishte parandaluar

Rasti i vdekjes së Lear Kurtit, i cili vdiq në ambientet e komisariatit të policisë është rikthyer sërish në vëmendje. Avokati i Popullit i është drejtuar me disa rekomandime, drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtorit të Policisë Tiranë dhe Shefit të Komisariatit nr.3.

Janë 6 rekomandime, që Avokati i Popullit kërkon zbatimin me korrektësi të rasteve dhe kritereve ligjore të shoqërimit, ndalimit/arrestimit të shtetasve nga punonjësit e Policisë së Shtetit dhe trajtimin e tyre me dinjitet në përputhje me aktet normative në fuqi.

Në raportin e siguruar nga Panorama thuhet se policia nuk ka ndërhyrë në kohë për të shmangur ngjarjen e rëndë. Ngjarja ndodhi më 19 tetor ku i riu ndërroi jetë në duart e Policisë së Shtetit, në ambientet e komisariatit nr.3.

“Duke mbajtur në konsideratë natyrën e çështjes, në raste të tilla shërbimet e policisë, mund ta parandalonin këtë ngjarje, në kushtet e veprimeve apo mosveprimeve që përfaqësuesit e rendit publik kishin si detyrim të kryenin”, thuhet ne raportin e Avokatit te Popullit.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

Rekomandime

1.Marrjen e masave për zbatimin efektiv të garancive ligjore të qytetarëve në lidhje me ruajtjen e shëndetit dhe të mirëqenies së tyre në momentet e para të shoqërimit nga Punonjësit e Policisë.

2.Marrjen e masave të nevojshme nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për të ushtruar kontroll në mënyrë të vijueshme në të gjitha strukturat vendore të policisë lidhur me zbatimin e kritereve të shoqërimit të shtetasve dhe respektimin e të drejtave ligjore të personave të shoqëruar si dhe ushtrimit nga titullarët të kërkesave rigoroze llogarie për zbatim të procedurave në rastet e shoqërimit të personave.

3.Marrja e masave nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit që çdo shoqërim i personave në ambientet e policisë së shtetit të jetë i arsyeshëm dhe të ketë indiciet e duhura bazuar në ligjin për policin e shtetit i cili ka përcaktuar qarte rastet kur personat shoqërohen në ambientet e Policisë së Shtetit.

4.Përgjithësimin e këtij rasti në të gjitha strukturat vendore të Policisë së Shtetit, me qëllim mos përsëritjen e shkeljeve të tilla në të ardhmen nga punonjësit e policisë.

5.Marrjen e masave të nevojshme për zbatimin e detyrimeve ligjore për plotësimin e Formularit të Raportit të Shoqërimit në çdo rast shoqërimi të shtetasve sapo ata sillen në organin e Policisë.

6.Për shqyrtimin e këtij rekomandimi dhe qëndrimin që do të mbani ndaj tij, lutemi të vihemi në dijeni brenda një afati të përshtatshëm.

Rruga Press

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *