OKB konfirmon më shumë se 7 mijë viktima nga lufta në Ukrainë
Mbi 7,000 civilë janë vrarë në Ukrainë që nga koha kur Rusia nisi ofensivën ushtarake mbi Ukrainën shkurtin e kaluar. Shifrat vijnë nga një deklaratë e Zyrës së Komisionerit të Lartë të OKB-së për të drejtat e njeriut (OHCHR).
Zyra e të drejtave të OKB-së tha se kishte konfirmuar 7,031 viktima. Megjithatë shtohet se numri aktual i viktimave është “dukshëm më i lartë”. Shumica e viktimave janë regjistruar në zonat e kontrolluara nga qeveria të Ukrainës, 6,536 krahasuar me 495 të regjistruara në zonat e kontrolluara nga Rusia.
Ukraina thotë se numri i civilëve të vrarë mund të shkojë në dhjetëra mijëra. Të dy vendet mohojnë të kenë shënjestruar civilët.
Rruga Press