Opinion/Aktualitet

Kosova: Po në NATO

Nga: Sadri Ramabaja

Zoti Gerard Gallucci, pikërisht më 15 janar, në përvjetorin e 23-të të Masakrës serbe në fshatin Reçak, jo larg Prishtinës, kryeqytetit të Kosovës, publikon një opinion me titull: Kosova: Jo në NATO.
Fjalia e parë e këtij opinioni si citim nga një editorial i Uashington Post-it të 12 janarit, sikur ndjellë alarmin. “Vazhdojnë tensionet në veri të Kosovës.”  Dhe më pas, pa shpjeguar fare se burim i këtyre tensioneve është pikërisht Beogradi zyrtar, ai e bën përgjegjës njëanshmërisht kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, duke rrëshqitur kështu pavetëdijshëm në terrenin e rrëfimtarit të përrallave që për stil kanë gjuhën e La Fontenit dhe Ezopit.
Zoti Gallucci meqë ishte administrator në Mitrovicë për disa vite pas luftës, natyrisht se e din si u kurdis “bomba me sahat”, që sot njihet si Veriu i Kosovës.  Në natën e 3 e 4 shkurtit të vitit 2000, qyteti i Mtrovicës, pjesa përtej lumit Ibër, në veri, nën vështrimet e ftohta të pjestarëve të KFOR-t françez (disi ngjashëm me reagimin inegzistent të UNPROFOR-it holandez në Srebrenicë), përmbysi realitetin demografik të qytetit.
Tashmë është histori e njohur se si ndodhi ky spastrim etnik dhe cilat ishin aryset politike që prodhuan atë. Fill pas përfundimit të luftës, komanda e KFORit francez kishte dislokuar trupat e veta të njësive të saj mbi urë, duke krijuar aty një post-bllok. Ai postbllok, pikërisht mbi Urën e Ibrit, qytetarëve shqiptarë ua kujtonte postbllokun e xhandarmërisë së Milosheviqit, që gjatë gjithë periudhës së apart’heidit (1989-1999) rrinte po aty. Policët serb ishin aty që t’ju fusnin tmerrin qytetarëve, prandaj herë pas herë kontrollonin qytetarët që shkonin në pjesën veriore të qytetit, qoftë ata që ishin banorë të asaj pjese të qytetit, e në veçanti ata që ishinn mënorë [mysafirë]. Ndërkaq  vendosa e ati postblloku të pazakontë pas luftës, do të mirret vesh shpejt se përse kishte ndodhur realisht.
Në natën mes 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, tetë muaj pas përfundimit të luftës, në këtë pjesë të Mitrovicës, ndodhën trazira të provokuara nga njësitë e kamufluara të xhandarmësrisë serbe që më vonë do të njihen me emrin “Rojet e Urës”, ndërkaq tani u riemruan në “Brigada e Veriut”. Ato protesta do t’ia përcakttonin fatin këtij qyteti në një drejtim krejtësisht të ndryshëm prej pjesës tjetër të Kosovës. Në orët e mbrëmjes serbët kishin dalë për të protestuar dhe sulmonin shqiptarët me armë të ndryshme e granata dore. Në mbrëmjen e 4 shkurtit ishin 10 sqytetarë hqiptarë të vdekur dhe qindra të lënduar nga sulmet e një nate më parë, ndërkaq mbi 12.000 veta do të detyroheshin t’i linin shtëpitë e tyre dhe të zhvendoseshin si refugjatë në pjesën jugore të qytetit dhe në qytetet tjera të Kosovës!
Filloi kështu politika e prodhimit te krizave latente permanente në raport me shqiptarët, respektivisht në raport me Kosovën; më pas ajo do të aplikohet me shumë egzigjencë edhe ndaj fqinjëve tjerë. 

Lexo më shumë  Virtuozi i vetëm i gjallë i ndërgjegjes kombëtare quhet Albin Kurti

Edward P. Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, ish-zëvendës shef i misionit të OSBE-së në Kosovë për një periudhë, në një intervisët dhënë portalit Novo së fundmi, shprehet qartë se përveç Beogradit zyrtar, përgjegjësinë për gjendjen në Kosovë dhe përgjithësisht në Ballkanin Perendimor si hapësirë ku ndikimi i Rusisë dhe Kinës është në rritje, e ka BE-ja, respektivisht katërshja anëtare e NATO-s, që ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës – Rumania, Sllovakia, Greqia dhe Spanja.
Aderimi i përshpejtuar i Kosovës në NATO do t’i jipte fund poltikës serbe në “dy karriga”.  Vetëm atëherë, konkludon profesor Edward P. Joseph Serbia do të kthehej drejt Perëndimit dhe me këtë akt ajo do të hidhte edhe hapin historik për shkëputje definitive nga ndikimi rus e për aderim në NATO. Unë jam i bindur për këtë, potencon ai në fund të intervistës.

Për një hap të tillë historik, jo vetëm për marrëdhëniet shqiptaro-serbe, por në interes edhe të Europës Juglindore në tërësi, parakusht është njohja e ndërsjelltë në raportet Kosovë – Serbi dhe aderimi i përshpejtuar i Kosovës në NATO.  Këtë fakt z.Gerard Gallucc e dinë. Por duket se atij ora i ka ngelur në dekadën e fundit të shekullit 20-të, kur Kosova përjetonte apart’heidin. Përndryshe, nuk do të kërkonte sot mënyra të rikthimit të kriminelit në vendin e krimit – të  Serbisë në Kosovë!
Z Gallucci në opinionin e tij të publikuar tek revista Eurasia Review më 15 janar 2023, zë në gojë Rezolutën 1244 të OKB-së, borën e parvjetme do të thoshin njerëzit e urtë të Ilirikut të vjetër, Ballkanit të sotëm. Me këtë rast, jo për z Gallucci që bëhet se e ka harruar opinionin e Gjykatës së Drejtësisë, që qartë i ka dhënë të drejtë Kosovës për shpalljen e pavarësisë në 17 shkurt 2008, por po e risjell atë më shumë për lexuesit. 
Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Kosovën ishte përgjigje zyrtare ndaj kërkesës së parashtruar nga vetë Serbia për një opinion këshillues të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, si organ i Asamblesë së Përgjithshme të Kombe të Bashkuara, lidhur me Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.
Le të kujtojmë  edhe faktin se ky ishte rasti i parë që i parashtrohej kësaj Gjykate të nderuar.
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë me qendër në Hagë, që përfaqëson gjykatën e nivelit më të lartë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, publikoi pasditen e datës 22 korrik 2010 opinionin këshilldhënës lidhur me ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Gjatë fjalës së tij, Kryetari i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, z. Hisashi Owada tha mes tjerash se: Shpallja e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008 nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.
Rrjedhimisht për çfarë flet  zoti Galucci, tek na rikujton Rezolutën 1244 dhe “të drejtën” që na paska Serbia sipas saj, për rikthimin e 1000 trupave policore e ushtarake në vendin e krimit?!
Liria dhe pavarësia e popujve, parasëgjithash atyre të kolonizuar, siç ishte Kosova për plot 87 vjet, nuk kalojnë nëpër korridoret e diplomacisë dhe aulat ku prodhohen rezoluta. Përkundrazi, ajo, pra liaria, është produkt i vullnetit politik të popujve, përpjekjeve e luftës së tyre. UÇK-ja ishte produkt i atyre përpjekjeve të dekadave të tëra. Prandaj Liria në Kosovë përjetohet si sinonim i UÇK-së dhe NATO-s.
Ndihma që i dha NATO-ja popullit shqiptar për çlirimin e kësaj pjese të Atdheut të tyre, fundja ishte rezultat i puçjes së interesave strategjike të ndërsjellta.
Shqiptarët janë të lumtur që përmes UÇK-së ju rikthyen familjes Perendimore, duke vazhduar të jenë edhe sot në dobi të Lirisë dhe Demokracisë, në ballë të luftës kundër invazionit putinist. Ky invazion në Ballkan mbanë vulën e “Putinit të Vogël” që aktualisht është president i Serbisë.

Lexo më shumë  Demanton publicisti nga Tetova, Xhemil Zeqiri: O analisti banalist, o shpifësi i paskrupullt, Vehbi Kajtazi! Librin e Albinit, "Zgjohu" e kam financuar unë në vitin 2007

Vështërsitë aktuale që ka krijuar dhe po krijon Beogradi kanë për burim Planin  Frëngo-Gjerman. Si i tillë, pavarësisht se nuk është në përputhje të plotë me interesat jetike të popullit shqiptar, meqë shumëçka që ndërlidhet me rivalitetin shqiptaro-serb e shtynnë për një dekadë tjetër, ai mbetet ndërkohë si dokumenti i vetëm rreth të cilit ka unanimitet në të gjitha instancat e BE-së dhe vendet anëtare të saj, duke gëzuar njëkohësisht edhe mbështetjen e fuqishme të SHBA-ve. Këtë dokument që shmangë një luftë të re në Ballkan, do të duhej ta mbështeste edhe Gerard Gallucci. Përndryshe  ai e vë në pikëpyetje vullnetin dhe përkushtimin si ish diplomat dhe ish administrator i OKB-së, që edhe Ballkani Perendimor të rreshtohet krahas demokracive liberale perendimore.

Ai ka informacione të mjaftueshme që ia dëshmojnë gjendjen faktike në Serbi sot.
Serbia është Republika më autoritariste në Ballkan dhe jo rastësihst aleatja e Putinit, Orbanit dhe Erdoganit. Serbia gradualisht po rrëshqet në prehërin e qarqeve fashiste moderne me ngjyresa përplotësuese putiniste.

SHBA-ja, BE-ja dhe NATO me ndërhyrjen në ish Jugosllavi i kanë dhënë fund gjencidit në Kosovë, që ne përkujtojmë pikërisht sot më 15 janar, tok me emrat e 45 martirëve të Reçakut.
SHBA-të, BE-ja dhe NATO de fakto kanë vepruar edhe në dobi të ruajtjes së autoritetit të Kombeve të Bashkuara, duke mos lejuar që ajo të ketë fatin e Lidhjes së Kombeve. Njejtë, natyrisht me nuancat që i lejojnë rrethanat, kjo trio po vepron sot edhe në Ukrainë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *