KryesoreLajme

Kurti: Nismat e Kosovës për anëtarësim në BE po e nervozojnë Serbinë

Kryeministri Albin Kurti e fajësoi Serbinë për përpjekjet e vazhdueshme të minimit të shtegut të Kosovës drejt integrimeve evropiane. Ai për “Die Press” shprehu po ashtu shqetësimin rreth lidhjeve të Beogradit zyrtar me Moskën, teksa theksoi se shkaku i kësaj kufiri Kosovë-Serbi është shndërruar në kufi NATO-Rusi. E kundër kësaj, i reagoi presidentit serb, Aleksandar Vuçiq

Iniciativat e Kosovës drejt anëtarësimit në organizata ndërkombëtare po shkaktojnë nervozizëm te Serbia, ka thënë të shtunën kryeministri Albin Kurti.

Ai në një intervistë për të përditshmen austriake “Die Presse” e ka fajësuar fqinjin verior rreth përpjekjeve të vazhdueshme për minimin e këtij shtegu të Kosovës, përderisa shprehu shqetësime edhe për lidhjet e Serbisë me Rusinë.

“Beogradi nuk e pranon që ne jemi shtet i pavarur. Po përpiqet që ta minojë shtetin tonë. Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në BE, dhe është duke shënuar progres ekonomik. Kjo çon në nervozizëm te Beogradi… Ne jemi të shqetësuar jo vetëm për Serbinë, por edhe për lidhjet e saj me Rusinë”, ka thënë Kurti.

Lexo më shumë  Flamuri shqiptar ngrihet në New York në 112-vjetorin e shpalljes së pavarësisë

Duke elaboruar mbi lidhjet Serbi-Rusi, Kurti vlerësoi për “Die Presse” se shkaku i kësaj kufiri i Kosovës dhe Serbisë është shndërruar në një kufi të NATO-s e Rusisë.

Kundër kësaj deklarate të kryeministrit reagoi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili pretendoi se Kurti po përpiqet që të viktimizohet para botës.

“Serbia i ka kufijtë e saj, as kufij të Rusisë e as të NATO-s, por të sajin, të përcaktuar me Kartën e OKB-së dhe me Rezolutën 1244. Ne e kemi vendin tonë, me të cilin krenohemi, Serbinë. Nuk i përcaktoni ju kufijtë, por e drejta ndërkombëtare”, ka reaguar Vuçiqi.

E sa më parë që Serbia ta pranojë integritetin territorial dhe pavarësimin e Kosovës, aq më shpejt do të shuheshin mospajtimet mes dy vendeve, ka deklaruar ish-ambasadori amerikan në Kosovë, William Walker.

“Besoj se gjëja kryesore që Serbia mund të bëjë për të ecur përpara në negociata do të ishte njohja e Kosovës. Nëse ata nuk janë të gatshëm që ta njohin Kosovën si një komb tjetër të pavarur, nuk jam i sigurt se do të keni një marrëveshje së shpejti”, ka thënë Walker.

Lexo më shumë  Kurti uron Von der Leyen: Mezi presim të punojmë së bashku për ta çuar Kosovën drejt anëtarësimit

Marrëveshjen Kosovë-Serbi, me njohjen reciproke në qendër, të shtunën e rivlerësuan si elementin kyç për dialogun përfaqësues të opozitës.

Kryetari i Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Kosovës nuk i duhet një ujdi bazë me Serbinë.

“Asnjë plan që s’është marrëveshje finale dhe që nuk e ka njohjen në të nuk është i mirë për Kosovën. Kaq mund të them. Nuk e kam dokumentin në tavolinë, s’kam punuar me atë dokument dhe nuk kam mundur të shoh më gjatë. LDK-ja nuk është pjesë e këtij procesi, por pozicioni i LDK-së është se marrëveshja me Serbinë duhet të jetë finale dhe duhet të ketë njohjen në të”, ka deklaruar Abdixhiku.

Marrëveshja përfundimtare me njohjen reciproke është kërkesë edhe e Shteteve të Bashkuara, që u përcoll në Kosovë dhe në Serbi nga këshilltari i lartë i Departamentin amerikan, Derek Chollet, i cili ditë më parë qëndroi për vizitë në Prishtinë dhe në Beograd.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *