Bota

Zbardhen detaje nga shpërthímí në gazsjellësin e Lituanisë, incidenti ndodhi për…

Shpërthimi që ka ndodhur në një gazsjellës në veri të Lituanisë, duket se ka qenë rezultat i problemeve teknike. “Inspektimet e para tregojnë se mund të ketë problem me një kyçje”, ka thënë Nemunas Biknius, shef i kompanisë Amber Grid, që mirëmban gazsjellësin. Si pasojë e shpërthimit të së premtes, është raportuar për zjarr në gazsjellës.

Lexo më shumë  Zviceranët refuzojnë neutralitet më të rreptë, ruhet bashkëpunimi me NATO-n

Sipas mediave të Lituanisë, nuk ka raportime për të plagosur, ndonëse banorët e fshatit në afërsi janë evakuuar për disa orë si masë mbrojtëse. Në disa pamje në rrjete sociale, flakët kanë qenë mbi 50 metra dhe janë parë prej disa kilometrave.

Sipas kompanisë mirëmbajtëse, furnizimet me gaz janë ndaluar dhe transporti për në Letoni është pezulluar përkohësisht. Biknius ka thënë se gazsjellësi është ndërtuar 40 vjet më parë dhe vazhdimisht u është nënshtruar kontrolleve. Punimet për riparime në rrjet është thënë se do të nisin të shtunën dhe do të përfundojnë brenda ditësh.

Lexo më shumë  Zelensky: Mbi 8,000 trupa të Koresë së Veriut janë në Rusi, po përgatiten edhe 10,000 të tjerë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *