Bota

Zelensky dëshiron të shkojë në OKB më 24 shkurt

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky dëshiron të vizitojë Kombet e Bashkuara për të folur në një takim të nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme prej 193 anëtarësh, në prag të përvjetorit të parë të pushtimit rus të vendit të tij më 24 shkurt.

Ai e ka kërkuar këtë mundësi nëse situata e sigurisë e lejon, ka bërë të ditur një zyrtar i lartë i Ministrisë së Jashtme.

Zëvendësministrja e Parë e Jashtme, Emine Dzhaparova paralajmëroi në një intervistë për Associated Press se shumë faktorë duhet të jenë në vend që ai të shkojë në takm të tillë, duke përmendur para së gjithash situatën ushtarake në terren dhe një paralajmërim nga shërbimi i inteligjencës së Ukrainës se Rusia po planifikon “një ofensivë shumë serioze në shkurt”.

Lexo më shumë  Shefi i Forcave Ajrore të SHBA: Lufta me Kinën dhe Rusinë mund të ndodhë në çdo moment

“Presidenti ynë do të dëshironte të vinte, ai ka një vullnet ose synim për të ardhur, por është ende një pyetje nëse do të ketë një situatë sigurie që do ta lejojë atë të vijë”, është shprehur ajo.

Nëse Zelensky shkon në OKB, ky do të ishte udhëtimi i tij i dytë jashtë Ukrainës që nga nisja e luftës në Ukrainë.

Lexo më shumë  Ukraina: Rusia ka dërguar numër rekord dronësh për të na sulmuar gjatë natës

Ai bëri një vizitë të papritur në Washington më 21 dhjetor për t’u takuar me mbështetësit e tij më të rëndësishëm në luftën kundër Rusisë – Presidentin Joe Biden dhe anëtarët e Kongresit, të cilët i falënderoi për mbështetjen e tyre dhe u tha se “kundër të gjitha gjasave” Ukraina qëndron ende.

Ambasadori i Ukrainës në OKB, Sergiy Kyslytsya, ka thënë se Asambleja e Përgjithshme ka planifikuar tashmë një debat të nivelit të lartë mbi luftën më 23 shkurt, i cili do të pasohet nga një takim ministror i Këshillit të Sigurimit më 24 shkurt.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *