Bota

Britania do të dërgojë tanke në Ukrainë

Britania e Madhe thuhet se do të dërgojë tanke në Ukrainë.

Kryeministri britanik, Rishi Sunak, ka rënë dakord të sigurojë menjëherë katër tanke beteje Challenger 2 gjersa tetë të tjera do të shkojnë ndërkohë drejt shtetit ukrainas, raporton skynews.

Duke cituar një burim nga Downing Street, tabloidi “The Sun” shkruan se i pari i qeverisë britanike do ta konfirmojë personalisht vendimin përmes telefonit presidentin ukrainas, Volodymr Zelensky.

Lexo më shumë  Zelensky: Mbi 8,000 trupa të Koresë së Veriut janë në Rusi, po përgatiten edhe 10,000 të tjerë

Kjo do ta bënte Mbretërinë e Bashkuar fuqinë e parë perëndimore që furnizon Kievin me tanke kryesore luftarake – një hap i rëndësishëm i bërë pavarësisht frikës brenda NATO-s se mund të konsiderohet nga rusët si një përshkallëzim i madh i luftës.

Kjo vjen pasi Rusia duket se ka siguruar fitoren e parë në fushën e betejës pas disa humbjeve të njëpasnjëshme, duke pushtuar Soledarin.

Lexo më shumë  BE-ja i bën thirrje Serbisë të vendosë sanksione ndaj Rusisë, Vuçiqi vazhdon afrimin me Putinin

Qyteti në rajonin lindor të Donetskut mendohet se ka rënë, megjithëse Zelensky këmbëngul se beteja vazhdon.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme materiale.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *