Bota

Kompania e Trumpit fajtore, gjobitet me shifër marramendëse për krime tatimore

Kompania e pasurive të paluajtshme e Donald Trumpit është dënuar me një gjobë prej 1.6 milionë dollarësh nga një gjykatës i New Yorkut për krime tatimore.

Juristët e kishin shpallur Organizatën Trump fajtore për mashtrim dhe falsifikimin e të dhënave të biznesit në dhjetor.

Kompania është sinonim i ish-presidentit, por as ai dhe as familja e tij nuk ishin pjesë e gjyqit.

Lexo më shumë  Zelensky: Mbi 8,000 trupa të Koresë së Veriut janë në Rusi, po përgatiten edhe 10,000 të tjerë

I vetmi person i akuzuar në skemë ishte ish-shefi financiar i kompanisë, Allen Weisselberg, raportoi BBC-ja të premten.

Trumpi ende përballet me probleme ligjore, duke përfshirë një padi të veçantë në New York kundër tij dhe fëmijëve të tij mbi akuzat për mashtrim.

Dy degë të Organizatës Trump – Trump Corp dhe Trump Payroll Corp, u shpallën fajtore nga një juri e New Yorkut për pasurimin e drejtuesve të saj kryesorë me përfitime të pataksuara.

Lexo më shumë  Forcat amerikane tërhiqen nga Iraku pas dy dekadash pranie

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *