KryesoreLajme

(Video) Rrëfimi i Kurtit në Vjenë për 7-vjeçaren nga Kosova që iu gjet trupi në Danub

Gjatë vizitës së tij në Austri, të parën për këtë vit, Kryeministri Albin Kurti ka mbajtur fjalim nga ku zyra e tij ka shkëputur një pjesë për të shpërndarë në rrjete sociale.

Kryeministri Kurti në një pjesë të fjalimit të tij ka folur për personat e zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë. Ai ka rrëfyer një histori të peshkatarit serb që ka gjetur një kamion me trupa të të vrarëve.

Kurti ka ndarë me austriakët historinë e vajzës  7-vjeçe që ishte vrarë nga forcat serbe dhe ishte hedhur bashkë me mbi 80 trupat e tjerë në lumin Danub në Serbi.

Pjesë nga fjalimi i Kryeministrit Kurti në Akademinë Diplomatike të Vjenës

Lexo më shumë  𝐈𝐝𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐣𝐞: 𝟐𝟖 𝐍𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢, 𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐅𝐥𝐚𝐦𝐮𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐮𝐚𝐫

“Në Serbi, në lumin Danub, afër fshatit Tekija, një peshkatar vëren një objekt që noton mbi ujë. Është një copë kamioni. Thërret një zhytës dhe në fund të lumit gjejnë një kamion ngrirës të thertores. Ndërsa nxjerrin kamionin nga uji, këmbë të njerëzve fillojnë të bien nga pjesa e pasme e kamionit. Hapin dyert dhe brenda gjejnë 86 trupa, dhe tre koka. Mes tyre është edhe trupi i një vajze të vogël vetëm 7-vjeçare. Ndërsa kontrollonin gjërat e saj, ata gjejnë çantën e saj të shkollës. Brenda çantës është një fletore e UNICEF-it, lapsa me ngjyra dhe një kukull e vogël. Në fletore kishte vizatime të shtëpive dhe luleve.

Ajo u vra në Kosovë, u fut në kamionin ngrirës të thertores dhe u fundos në fund të lumit. Pasi e gjetën, së bashku me trupat e tjerë e ngarkuan në një kamion tjetër. Sot e kësaj dite nuk e dimë se ku i dërguan ata trupa. Ne nuk e dimë emrin e vajzës, si dukej ajo dhe kush janë prindërit e saj. Ajo është në mesin e 1617 personave të zhdukur me forcë.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

Ndërsa ne e dimë se ajo nuk do të kthehet më te shtëpia dhe te lulet që ka pikturuar, nuk do t’i shohim kurrë me të, ne do ta tregojmë gjithmonë historinë e saj dhe nuk do të ndalemi kurrë derisa të dihet fati i saj. Dhe ne do ta kujtojmë gjithmonë atë dhe 1133 fëmijët që u vranë nga Serbia gjatë viteve 1998-99.”

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *