Lajme

Kurti për “El Pais”: Pres që Spanja të ndryshojë qëndrimin për njohjen e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se pret që kreu i qeverisë spanjolle, Pedro Sanchez të ndryshojë qëndrimin e tij për njohjen e Kosovës, pasi sipas tij, rasti me Katalonjën nuk është i njëjtë.  

Spanja është një nga pesë vendet e BE-së që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, së bashku me Greqinë, Rumaninë, Qipron dhe Sllovakinë.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

Në një intervistë për gazetën më të madhe spanjolle “El Pais”, Kurti thotë se brenda ish-Federatës Jugosllave, Kosova ishte pjesa më e varfër e vendit dhe më e shfrytëzuara, ndërkohë që Katalonja dhe vendi bask janë rajonet më të pasura të Spanjës, transmeton kp.

Sipas Kurtit “raporti i menaxhimit jugosllav ndaj Kosovës ishte kolonial, i ngjashëm me atë të Francës në raport me Algjerinë”.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Për Kurtin nuk ka asgjë shqetësuese që Madridi dhe Barcelona t’i zgjidhin me dialog gjërat e tyre meqenëse Spanja është një vend demokratik, ndërsa Prishtina dhe Beogradi kanë probleme pasi “Serbia është shtet autokratik”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *