Bota

“Ukraina, De facto anëtare e NATO-s”

“Ukraina është bërë një anëtare De facto e aleancës së NATO-s”. Kështu shprehet ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov, që shton se këtë deklaratë e konfirmon ndryshimi i qasjes së vendeve të perëndimit, lidhur me ndihmat ushtarake për Kievin.

Në një intervistë për BBC, pohoi me siguri se ushtria e tij do të marrë ndihmat e kërkuara, përfshirë tanke dhe avionë luftarakë, pasi Ukraina dhe Rusia po përgatiten për përplasjen e madhe, ofensivën e pranverës.

Lexo më shumë  Kanadaja ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Pohimi që Ukraina është një anëtare e vërtetë e NATO-s, vjen pasi disa zyrtarë në Moskë thanë se ushtria ruse në të vërtetë po lufton Aleancën e Atlantikut të Veriut për shkak të sasive të mëdha të armëve të furnizuara për Kievin.

Ndër të tjera, Reznikov, u shpreh i sigurt se Ukraina do të jetë anëtare me të drejta të plota në NATO në një të ardhme të afërt.

Lexo më shumë  Merkeli shpreh shqetësim të madh për rolin e Muskut në administratën Trump

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *