I vendosën tritol në banesë, ky është shefi i Krimeve në Shkodër
Ky është shefi i Krimeve në Shkodër, të cilit iu vendos një sasi tritoli në banesë.
Nga shpërthimi i lëndës plasëse janë shkaktuar dëmtime të lehta në banesën e tij, si dhe iu është dëmtuar automjeti.
48-vjeçari Pëllumb Shpati prej vitesh punon në Komisariatin e Policisë Shkodër, si shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 03:50, në lagjen Dobraç, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, përpara banesës së shtetasit P. Sh., me detyrë shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve, në Komisariatin e Policisë Shkodër.
Si pasojë janë shkaktuar dëmtime të lehta në banesën e tij, si dhe është dëmtuar automjeti i tij.
Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, nga veprimet e para hetimore, ka siguruar prova që do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Rruga Press