Kompania indiane: 1200 dollarë gjobë nëse shqetësoni kolegun gjatë pushimeve
Për shumicën e punonjësve në mbarë botën, pushimet janë një moment me rëndësi për t’u çlodhur.
Gjëja e fundit që ata duan ndërkohë që po pushojnë është një telefonatë e bezdisshme nga kompania apo nga ndonjë koleg, por fatkeqësisht thirrje të tilla dhe kërkesa urgjente në lidhje me punën nuk janë aq të rralla dhe përfundojnë duke prishur një pushim të planifikuar prej kohësh.
Një kompani indiane ka një zgjidhje për këtë. Punonjësit e Dream11 me bazë në Mumbai, kanë për të paguar këtë gjobë 1200 dollarëshe nëse dikush do të kontaktoje një koleg në kohën e pushimit.
Kompania, e themeluar në vitin 2008, e ka të detyrueshme që punonjësit të marrin të paktën një javë pushim në vit. Sipas kompanisë deri më tani, sistemi ka rezultuar efektiv, sepse sipas drejtuesve të Dream11 kjo kohë e pandërprerë i lejon punonjësit të pushojnë plotësisht dhe të kthehen në punë të gatshëm për të dhënë më të mirën e tyre.
Rruga Press