Bota

Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës: Ne jemi një anëtar de facto i NATO-s

Ministri ukrainas i mbrojtjes, Oleksii Reznikov tha se Ukrainë është bërë një anëtare de facto e NATO-s, pasi vendet perëndimore dikur të shqetësuara se ndihma ushtarake mund të shihej si një përshkallëzim nga Rusia ndryshojnë “qasjen e tyre të të menduarit”.

Në një intervistë me BBC, Reznikov tha se ishte i sigurt se Ukraina do të merrte armë të kërkuara prej kohësh, duke përfshirë tanke dhe avionë luftarakë, pasi ajo dhe Rusia dukej se po përgatiteshin për ofensiva të reja në pranverë, shkruan abcnews.al.

“Ky shqetësim për nivelin e ardhshëm të përshkallëzimit, për mua, është një lloj protokolli,” tha Reznikov. “Ukraina si vend, dhe forcat e armatosura të Ukrainës, u bënë anëtare e NATO-s. De fakto, jo de jure [me ligj]. Sepse ne kemi armatim dhe kuptojmë se si t’i përdorim ato.”

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit

Presidenti rus, Vladimir Putin e ka cilësuar pushtimin në Ukrainë si një betejë ekzistenciale kundër vendeve perëndimore që duan të dobësojnë Rusinë. Ai ka argumentuar se po luftojnë NATO-n në Ukrianë pasi Perëndimi e ka furnizuar vendin me armë.

Për vite me radhë, Ukraina ka kërkuar të bashkohet me NATO-n, diçka që presidenti Putin e ka përshkruar si një kërcënim sigurie për Rusinë. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka kërkuar përshpejtim por është e paqartë nëse anëtarësimi i plotë është diçka që anëtarët e aleancës do ta konsiderojnë seriozisht edhe pas përfundimit të luftës, pavarësisht premtimeve.

Megjithatë, Reznikov mohoi që komentet e tij do të shiheshin si të diskutueshme, jo vetëm nga Rusia, por ndoshta edhe nga vetë NATO, pasi aleanca e udhëhequr nga SHBA, edhe pse mbështet Ukrainën, ka ndërmarrë hapa që të mos shihet si palë në konfliktin.

Lexo më shumë  OBSH: Deri në vitin 2050, rreth 1,2 miliardë njerëz mund të zhvendosen prej klimës

“Pse [do të ishte] e diskutueshme? Është e vërtetë. Është një fakt,” tha Reznikov. “Jam i sigurt se në të ardhmen e afërt do të bëhemi anëtarë të NATO-s, de jure”.

NATO është një aleancë e SHBA-së dhe 29 vendeve evropiane, e formuar pas Luftës së Dytë Botërore. Neni 5 i traktatit të tij thotë se “një sulm i armatosur kundër një ose më shumë prej tyre në Evropë ose Amerikën e Veriut do të konsiderohet si një sulm kundër të gjithëve”. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *