ArgumentKryesore

Zëdhënësja ruse Zakharova, Kurtin dhe Zelenskin i quan nazistë. Putini dhe Vuçiqi “denazifikues”?!

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, janë nazistë.

Në një opinion të publikuar në Telegram, Zakharova ka shkruar se Kurti dhe Zelensky vetëm pretendojnë se e kundërshtojnë etiketimin si neonazistë, duke thënë se së shpejti ata do ta pranojnë këtë, pasi siç ka thënë, e kanë mbështetjen e SHBA-së dhe BE-së.

Reagimi i Zakharovas ka ardhur pas planeve të Ministrisë së Kulturës në Kosovë për ta rinovuar shtëpinë e dikurshme të Xhafer Devës.

“Autoritetet aktuale në Kosovë, një territor separatist, vendosën të përjetësojnë kujtimin e Xhafer Devës në sfondin e një përshkallëzimi midis Prishtinës dhe Beogradit. Prishtina është e gatshme të shpenzojë 300 mijë euro për të restauruar një ndërtesë të vogël trekatëshe ku ky bashkëpunëtor nazist dhe kriminel lufte ka jetuar gjatë okupimit. Kjo po ndodh pavarësisht protestave të shprehura nga shoqatat hebraike, madje edhe nga ambasadori gjerman. Megjithatë, Prishtinës nuk mund t’i kushtohej vëmendje, dhe patronët e saj – Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe BE-ja, kanë heshtur. Nuk është se janë në siklet; ata në fakt janë shumë të lumtur. Në fund të fundit, të gjithë ata Kurti, Zelensky dhe të tjerë që pëlqejnë t’i këndojnë lavdi Ukrainës, vetëm pretendojnë se kundërshtojnë etiketimin si neonazistë. Unë mendoj se së shpejti do të thonë: Po, ne jemi nazistë, por çfarë mund të bëni nëse BE-ja na sponsorizon ndërsa Shtetet e Bashkuara na furnizojnë me armë?”, ka shkruar Zakharova.

Lexo më shumë  Flamuri bashkon shqiptarët, qytetarët e Kosovës rezervojnë në Shqipëri për festat e nëntorit

Zyrtarja e lartë ruse Zakharova, e njohur për afërsinë me Putinin, këtë akuzë e ngren mbi të pavërtetat të cilat fillimisht janë fabrikuar në Serbi. Rreth kësaj është shprehur më parë edhe Ministri i Kulturës së Kosovës, Hajrulla Çeku.

“Populli shqiptar ka vënë dëshmi të panumërta historike të angazhimit anti-fashist dhe të mbrojtjes së popullatës hebrenj. Debati i ditëve te fundit e ka origjinën në Serbi. Ky është një narracion gënjeshtër qe vjen nga Serbia, sepse faktet janë kokëforta. Faktet aktuale e përgënjeshtrojnë këtë version absurd”, kishte thënë më parë ministri Çeku.

Çeku sqaroi se po restaurohej shtëpia ku kishte banuar ish-ministri dhe nuk po rehabilitohej figura e tij.

Kreu i Ministrisë së Kulturës u shpreh se shtëpia mbart vlera të mëdha historike e arkitekturore që tregon fillimin e implementimit të kulturës moderne në Kosovë.

Lexo më shumë  Kurti uron Von der Leyen: Mezi presim të punojmë së bashku për ta çuar Kosovën drejt anëtarësimit

Nga ana tjetër, kujtojmë se përdorimi i fjalës “nazizëm” ka marrë një përdorim specifik që prej momenteve para pushtimit rus në Ukrainë.

Propaganda ruse tentoi fuqishëm që Zelenskin dhe udhëheqjen e tij ta paraqesë si naziste dhe shtypëse ndaj minoritetit rus në Ukrainë. Narrativën e gënjeshtërt të rusëve që po shtypen nga Zelenski, Putini e përdori për të justifikuar pushtimin e Ukrainës dhe krimet e luftës të bëra aty më pas.

Prandaj dhe etiketimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, nga ana e zyrtarëve të Kremlinit si nazist duhet të na sjellë ndër mend dëshirën ruso-serbe për ndërhyrje ushtarake në Kosovë, për pushtim të saj dhe për kryerjen e krimeve të luftës aty, siç ka ndodhur në vitin 1998.

Paraqitja e kryeministrit të Kosovës si shtypës dhe nazist prej propagandës ruso-serbe është vetëm tentativë për t’i paraqitur më vonë Putinin dhe Vuçiqin si çlirimtarë dhe si udhëheqës antinazistë, nga ku krimet e luftës dhe pushtimet do të merrnin emrin e luftës për çlirim.

Këtë tashmë e kemi parë në Ukrainë dhe Kremlinit i duhet poashtu një shpërhapje e luftës së tij “denazifikuese”, kurse Vuçiqi, i quajtur shpesh si “Putini i vogël” ka shprehur afërsi me qëndrimet dhe veprimet e shtetit rus. Nëse ky do bindej se një luftë si ajo e Putinit në Ukrainë nuk do i sillte pasoja të shkatërruese atij dhe Serbisë luftën e radhës “denazifikuese” do e shihnim të nisur nga Vuçiqi, ministër i Millosheviqit në kohën kur Ballkani u bë vendi i gjenocideve dhe spastrimeve etnike nga ushtria dhe paramilitarët serbë, kohë të cilën ëndërron ta rikthejë përsëri.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *