Bota

Serbia e thekson përsëri se: Nuk ndryshon qëndrim për Kosovën dhe sanksionet ndaj Rusisë

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç vlerëson se marrëdhëniet mes Serbisë dhe SHBA-së janë në rritje.

Megjithatë, Daçiç nënvizoi se nuk do të ketë ndryshim në qëndrimet kyçe të lidershipit serb në lidhje me njohjen e Kosovës dhe vendosjen e sanksioneve kundër Federatës Ruse, shkruan Euronews Serbia.

Lexo më shumë  Konfirmohet përbërja e re – Komisioni i ri i Ursula von der Leyen merr miratimin përfundimtar

Duke folur për hyrjen e  Kosovës në organizatat ndërkombëtare, kryediplomati serb u shpreh se Prishtina në thelb nuk i ka kushtet për të hyrë në Këshillin e Evropës, por ka shumicën e nevojshme për këtë, prandaj Serbia nuk ka mundësi ta pengojë.

“Ne nuk mund ta pengojmë hyrjen në Këshillin e Evropës nëse ata kanë shumicën. Pyetja këtu është nëse ata e duan atë,” deklaroi Daçiç.

Lexo më shumë  Rubla ruse arrin nivelin më të ulët në 32 muaj kundrejt dollarit

Ai po ashtu ka bërë të ditur se nëse tentohet që të pranohet Kosova në Këshillin e Evropës, Serbia nuk do të marrë pjesë në të.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *