Bota

Rusia emëron komandantin e ri të ushtrisë që do të drejtojë luftën në Ukrainë

Rusia ka emëruar komandantin e ri të ushtrisë së saj. Ministri i Mbrojtjes i Rusisë njoftoi se Valery Gerasimov do të jetë personi që do të udhëheqë të ashtuquajturin “operacion special ushtarak” në Ukrainë.

Gerasimov zëvendëson Sergei Surovikin, i cili u emërua në këtë rol më 8 tetor 2022 dhe qëndroi në krye të forcave ruse gjatë tërheqjes nga zona të mëdha të rajonit Kherson.

Lexo më shumë  Momçilo Gajiq, udhëheqësi i grupit serb që shkaktoi trazira në Evropë me urdhër të inteligjencës ruse – strehohet në Moskë

Surovikin tani do të shërbejë si zëvendës komandant, sipas një deklarate nga Ministria ruse e Mbrojtjes.

Zëvendëskomandantët janë: Komandanti i Përgjithshëm i Forcave Ajrore të Ushtrisë gjeneral Sergei Surovikin, Komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë, Oleg Salyukov, Komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë, Oleg Salyukov, si dhe Zëvendës Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Koloneli i Forcave të Armatosura, Aleksey Kim.

Sipas ministrisë ruse, ndryshimet erdhën për shkak të “gamës së përforcuar të detyrave, domosdoshmërisë së një bashkëpunimi më të ngushtë ndërmjet shërbimeve dhe degëve të Forcave të Armatosura, si dhe për përmirësimin e cilësisë së të gjitha llojeve të mirëmbajtjes dhe efikasitetit të komandimit të grupeve të forcave të armatosura.

Lexo më shumë  Politico: Rusia krijon kampe trajnimi në Serbi dhe Bosnje për agjentë sabotazhi në Evropë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *