Zbulohet se për kë ishte destinuar uraniumi vdekjeprurës i kapur në aeroportin e Londrës
Një dërgesë vdekjeprurëse e uraniumit e sekuestruar në aeroportin Heathrow dyshohet të jetë përdorur për një komplot për vrasjen e stilit Litvinenko. Sipas një ish-shefi të ushtrisë, lënda ishte i destinuar për shtetas iranianë në Mbretërinë e Bashkuar, me origjinë nga Pakistani dhe mbërriti me një fluturim nga Omani.
Alexander Litvinenko ishte një ish-spiun rus, i cili u vra në Londër nga polonium radioaktiv-210. Ai humbi jetën tre javë pasi u helmua me një filxhan çaji. Para vdekjes së tij, ish-spiuni i KGB-së tha se ai ishte vrarë me urdhër të Vladimir Putin. Një gjurmë radioaktive rreth Londrës u gjet më vonë nga hetuesit.
Në Heathrow, muajin e kaluar, skanerë të specializuar zbuluan uraniumin potencialisht vdekjeprurës, ndërsa transportohej në një strehë mallrash, duke shkaktuar alarm. Agjentët e Forcave Kufitare morën dhe izoluan dërgesën e paregjistruar në një dhomë radioaktive. Policia kundër terrorizmit u alarmua dhe nisi një hetim sigurie se kush e dërgoi ngarkesën.
Ajo e kishte origjinën nga Pakistani dhe mbërriti në Terminalin 4 me një avion të “Oman Air” nga Muscat. Shumë shpejt u kuptua nga policët se kishin në shënjestër një firmë me bazë në Iran me zyra edhe në Mbretërinë e Bashkuar, ku materiali duhej të dërgohej.
Por deri më tani, nuk ka asnjë të arrestuar.
Rruga Press