Bota

Dështon misioni i parë i Britanisë për të “kontrolluar” hapësirën

Ka rezultuar një dështim tentativa e parë nga Britania e Madhe për të lëshuar një satelit në hapësirë.

Raketa ishte vendosur në një avion të kompanisë “American Virgin Orbit” dhe do të lëshohej prej tij ndërsa ndodhej mbi Oqeanin Atlantik. Në fillim, gjithçka u duk sikur shkoi sipas planeve, me raketën që u ndez, por më pas kompania doli me një deklaratë ku pranoi dështimin.

Lexo më shumë  Kuleba: Trump nuk mund të bëjë marrëveshje paqeje me Rusinë për Ukrainën

Gjithashtu, satelitët që ajo mbante nuk u lëshuan dhe ranë në det, ndërkohë që avioni 747 u kthye në bazën e Newquay në Cornwall.

Ky mision konsiderohej një hap i madh për ambiciet hapësinore të Britaninë së Madhe, duke nisur kështu program vendas për lëshimet drejt hapësirës. Qëllimi është që Mbretëria e Bashkuar të kthehen të një lojtar kyç në këtë fushë për prodhimin e satelitëve dhe raketave.

Lexo më shumë  Rubla ruse arrin nivelin më të ulët në 32 muaj kundrejt dollarit

Zv/shefi i agjencisë hapësinore britanike, Ian Annet u shpreh se prova e dështuar tregoi se sa e vështirë është të shkosh në orbitë, ndërkohë që paralajmëroi se tentativa e radhës do të jetë brenda 12 muajsh.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *