Lajme

“Do vras politikanët”, “Rambo” i Lezhës me qeleshe dhe kallash në krah

Antonio Leka nga Lezha u vu ditën e djeshme në pranga nga policia, pasi me një arsenal armësh në makinë ishte përgatitur për të vrarë politikanët e kësaj zone, siç ai vetë ka deklaruar para uniformave blu.

Ishte vëllai i Antonios ai që denoncoi 36-vjeçarin në polici duke ngritur alarmin pasi e kishte me arsenal armësh me vete, ndërsa vetë Leka nuk ka bërë rezistencë në momentin e arrestimit.

Sakaq kamerat e një servisi makinash në Ishull-Lezhë kanë kapur Antonio Lekën pak minuta para arrestimit. 36-vjeçari shihet me automatik në dorë dhe me një qeleshe në kokë.

Gjatë kontrollit në automjet, policët gjetën dhe sekuestruan: 1 armë zjarri pistoletë me 5 karikatorë, 1 automatik me 5 karikatorë, 550 fishekë luftarakë për pistoletën dhe automatikun, 1 palë dylbi, 1 antiplumb ushtarak, 1 thikë, 1 çantë ushtarake, 75 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe rroba kamuflazhi.

Ndërkohë, Leka rezulton se ka edhe precedent të mëhershëm penalë pasi është arrestuar në vitin 2008 duke shitur lëndë narkotike kanabis, ndërkohë që ishte i shpallur në kërkim për “vrasje të mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Lexo më shumë  Objektet e strukturave paralele në Mitrovicë të Veriut i jepen për shfrytëzim Ministrisë së Brendshme

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

“Lezhë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Lavazhi”. Parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale. Sekuestrohen arsenal armësh, municion luftarak, dylbi, antiplumb, helmetë, thikë, lëndë narkotike, rroba kamuflazhi ushtarake dhe sende të tjera. Arrestohet në flagrancë 36-vjeçari që i mbante në automjet ndërkohë që qarkullonte në qytetin e Lezhës.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe nga familjarët e një 36-vjeçari që po qarkullonte në qytetin e Lezhës, me një automjet në të cilin mbante armë zjarri të llojeve të ndryshme, me të cilat kishte paralajmëruar se do kryente një krim të rëndë, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Lavazhi” duke angazhuar shërbime të shumta policie. Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Lexo më shumë  Ish-ushtaraku: Sulmi i Banjskës u bë me urdhër të Vuçiqit dhe me ndihmën e ushtrisë dhe BIA-s serbe

– A. L. 36 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Përgatitja e kushteve për vrasje”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri pistoletë me 5 karikatorë, 1 automatik me 5 karikatorë, 550 fishekë luftarakë për pistoletën dhe automatikun, 1 palë dylbi, 1 antiplumb ushtarak, 1 thikë, 1 çantë ushtarake, 75 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe rroba kamuflazhi.

Për shkak të sekretit hetimor, duke qenë se ngjarja është në hetim, nuk jepen detaje të tjera në lidhje me motivet dhe objektivin e synuar nga i arrestuari. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *