Lajme

Zbulohet partia e Spartak Dobit/ Burri i pastrueses në koalicion me Ramën

Spartak Dobi, burri i pastrueses Rozeta Dobi, është kryetar i një partie politike. Mediat raportojnë se në regjistrin e partive politike në KQZ ai rezulton si kryetar i Partisë së Pajtimit Kombëtar Shqiptar. Kjo është një prej partive të vogla që dalin në dritë vetëm në momentin e zgjedhjeve.

Ish-polici në pension ka marrë pjesë edhe në disa zgjedhje. Masje partia e tij ka bërë koalicion edhe me Partinë Socialiste në zgjedhjet lokale të vitit 2015. Bashkë me 23 parti të tjera të vogla ato u futën në koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Evropiane”.

Lexo më shumë  DOSJA/ Gjyqtarja Pajtime Fetahu kërkoi nga bandat të goditej gazetari Saimir Kodra pasi ai ka denoncuar lidhjet e gjyqtares me krimin

Bashkëpunimi vazhdoi edhe në 2019-ën, në zgjedhjet lokale, ku për të goditur bojkotin e opozitës, PS thirri në ndihmë aleatët, mes tyre dhe Spartak Dobin.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *